E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1,ISHP: Tre persona në gjendje të rëndë

Pas vdekjes së dhjetë personave në vendin tonë për shkak të virusit A/H1N1, tre pacientë të tjerë gjenden në rrezik për jetën në spitalin e mushkërive në Tiranë. Sipas burimeve nga Instituti Shëndetit Publik , këta tre persona të prekur me gripin e derrit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe duke jetuar me frymëmarje të intubuar. Ndërkohë mësohet se njëzet e tre përsona të tjerë me pneunomi , ku tre prej tyre janë të shtruar në spitalin invektiv ne Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës dhe akoma nuk dihet nëse gjendja e tyre do të shkojë drejtë përmirësimit apo përkeqësimit. Ndërkohë që një ditë më parë është shënuar dhe viktima e dhjetë ku një grua 55 vjeç ka vdekur të martën në QSUT, pasi u prek nga A/H1N1. Sipas mjekëve ajo vuante nga hipertensioni arterial dhe nga obeziteti. Mësohet se 55 vjeçarja është prekur nga gripi i derrave dhe pas trajtimit fillestar në spitalin e Fierit është transportuar në gjendje të rëndë në Tiranë ku ka qëndruar 8 ditë në reanimacion, por nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë që institucionet shëndetësore vazhdojnë te apelojnë te qytetarët për t'u vaksionuar sa më parë me vaksinën kundër virusit AH1N1 .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›