E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajvani prodhon raketa të reja

Zyrtarë ushtarakë të ishullit të vetëqeverisur deklaruan se Tajvani po përpiqet të arrijë prodhimin e raketave të një teknologjie të lartë në kuadër të "paqes përmes fuqisë" me Kinën.

Nocioni për prodhimin e raketave në vend po përparon në një moment kur furnizuesja kryesore e ishullit me armë, SHBA-ja, po ushtron një politikë të kujdesshme në shitjen e armëve drejt Tajvanit duke u kujdesur të mos irritojë Kinën në një fazë kur Uashingtoni dhe Pekini përpiqen të sheshojnë mospërputhjet politike dhe tregtare.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrew Yang deklaroi se "Ne kemi kapacitetin të prodhojmë raketa të një teknologjie të lartë. Kërkimet janë në një proces në vazhdim. Duhet të konsolidojmë kapaciteteve tona mbrojtëse dhe raketat janë pjesë e këtyre kapaciteteve ".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›