E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni fiton zgjedhjet

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi korri një fitore të konsiderueshme në zgjedhjet rajonale të së dielës dhe të hënës, duke i marrë katër rajone të tjera opozitës.

Opozita e qendrës së majtë, e cila qeveriste 11 nga 13 rajonet për të cilat u votua, arriti të mbante shtatë prej tyre, por duke humbur rajonet kryesore të veriut.

Koalicioni i 73 vjeçarit Berlusconi, i cili po qeveris dy vitet e fundit të mandatit të tij të tretë që përfundon në vitin 2013, fitoi në gjashtë rajone mes të cilëve edhe rajonin e Lacios.

Edhe partia Liga Nord arriti një fitore të rëndësishme. Kjo një parti që mbështetë federalizmin fiskal dhe autonominë rajonale, arriti që për herë të parë të fitojë dy rajone.

Rreth 41 milionë italianë ishin të regjistruar në listat e votimeve në 13 nga 20 rajonet e vendit.

Megjithatë, votimet u mbyllën vetëm me 64 për qind pjesëmarrje, relativisht më pak nga 72 për qind që morën pjesë në zgjedhjet rajonale të vitit 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›