Basha Pas instalimit te ketij sistemi nisim rehabilitimin urban te zones
“Kjo zonë e qytetit, ndonëse nuk është në qendër dhe për fat të keq nuk ka qenë as në qendër të vëmendjes, sot është rikthyer fuqishëm jo vetëm në buxhet, por edhe në zbatimin e këtyre projekteve nga ujësjellës-kanalizimet dhe nga ndërmarrjet e tjera të bashkisë, së shpejti edhe nga kontraktorët, në mënyrë që këtu si edhe në zonat e tjera, ku do të ndërhyjmë me buxhetin e vitit 2012, ne të sjellim një standart më të mirë jetese, sipas angazhimit tonë për një Tiranë ku punohet, jetohet dhe shijohet më mirë jeta dhe kjo fillon nga lagjet e qytetit, nga pragu i derës së çdo qytetari, në këtë rast nga pragu i derës së çdo banori të “Kodrës së Priftit””, vlerësoi Basha, gjatë inspektimeve të këtyre punimeve.
Pas përfundimit të punimeve për rrjetin e ujësjellësit zoti Basha bëri të ditur se do të nisë puna për rikualifikimin urban të kësaj zone që nga shtrimi i rrugëve, ndërtimi i trotuareve ndriçimi, gjelbrimi etj. Paralelisht, sipas zotit Basha, do të nisë puna edhe për rehabilitimin e kolektorit tek rruga “Dalip Topi”.
Gjate inspektimit të punimeve përgjatë gjithë zonës, Basha u njoh edhe me shqetësimin e disa banorëve, të cilët si pasojë e punimeve për këtë projekt kishin mungesë të ujit të pishëm. Zoti Basha i garantoi këta banorë se deri në datën 27 prill kur përfundon edhe projekti do të furnizohen në mënyrë të pandërprerë nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve.
“Një vëmendje të veçantë i kërkova Ujësjellës – Kanalizimeve, Drejtorit z.Dollapi, për 32 familje të rrugës “Violeta Manushi”, të cilët si rezultat i këtij projekti kanë humbur lidhjen me sistemin e vjetër të ujësjellësit. Këto 32 familje deri në datën 27 prill do të furnizohen në mënyrë të pandërprerë nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve pa kosto dhe duke filluar nga data 27 prill do të rikthehem këtu personalisht për të kontrolluar që në rubinetat e tyre rrjedh ujë i pijshëm nga sistemi i Ujësjellës – Kanalizimeve të Tiranës”, theksoi Basha.