E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta kunder krimit te organizuar ne nivelet maksimale

Komisioni për  Sigurinë Kombëtare ka zhvilluar seancën dëgjimore me Ministrin e Brendshëm, zotin Bujar Nishani lidhur me “Luftën kundër krimit të organizuar”.
Ministri i Brendshëm tha se “krahasuar me një vit më parë kemi rritje të zbulueshmërisë së veprave penale, rritje të kapjes së autorëve duke rritur kështu rendin dhe sigurinë në vend”. Gjithashtu, Nishani vlerësoi bashkëpunimin që policia shqiptare ka patur me EUROPOL dhe INTERPOL, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në goditjen e 48 grupeve kriminale. Ministri gjatë paraqitjes së raportit para anëtarëvë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare tha se janë organizuar 29 operacione të përbashkëta me vende si Italia, Franca, SHBA, Gjermania,  etj.
Ministri i Brendshëm, Nishani vuri theksin tek kalimi i paligjshëm kufitar fenomen ky i cili është minimizuar duke bërë që Shqipëria të mos jetë tashmë një vend problematik për BE. Përsa i përket krimit financiar dhe pastrimit të parave Nishani tha se janë sekuestruar 1 miliarë e 828 milion lekë.
Ministri i Brendshëm siguroi se shteti shqiptar është i vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe se për këtë duhet edhe mbështetja e opozitës, pasi kjo mbështetje do të ndihmojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›