Mirushe Hoxha përjashtohet nga kryesia e PDSH-së
SHKUP- Mirushe Hoxha, ish-nënkryetarja dhe anëtarja e kryesisë së lartë të PDSH-së është përjashtuar nga radhët e kryesisë partiake. Lajmi konfirmohet nga përfaqësues të lartë të kësaj partie për agjencinë e lajmeve INA.
Mirushe Hoxha, ish-kandidatja për presidente nga radhët e PDSH-së para tre javëve është përjashtuar nga kryesia partiake, ndërkohë ednde nuk dihet shkaku i shkarkimit të saj.
Hoxha gjatë ndryshimeve më të fundit të organeve partiake ishte hequr nga detyra e nënkryetares dhe ishte përfshirë vetëm në kryesinë e ngushtë partiake, ndërsa me vendimin e fundit të dhënë nga lideri Menduh Thaçi, ajo përfundimisht është larguar nga organet e larta partiake.
(BalkanWeb)