E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet banke vdes arketarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën e “Xhamllikut”.  Një filial i një banke është bërë pre e një grabitjeje me armë, ku si pasojë arkëtarja e bankës ka humbur jetën dhe janë plagosur dy persona të tjerë. Arkëtarja, Eleonora Kaloçi, 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin Ushtarak.

Grabitësit plagosen rojën e bankës dhe një person tjetër ende i paidentifikuar. Menjëherë në vendgjarje ka mberritur policia ku të pranishëm është Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çuashaj dhe Tonin Vocaj. Ende nuk dihet shuma e grabitur në bankë apo numri i grabitësve të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›