Ibra: Nuk i trembem Mesit ndaj Barcelonës
Zlatan Ibrahimoviç është pranë realizimit të një rekordi që nuk e ka realizuar askush deri më sot në kampionatin italian. Suedezi mund të shndërrohet në sulmuesin e parë në historinë e futbollit italian që fiton klasifikimin e golashënuesve të Serisë A me dy fanella të ndryshe. Ibra është shpallur golashënuesi më i mirë me Interin gjatë sezonit 2008-2009, me 25 gola. Ndërkohë që te Milani deri më tani, teksa na ndajnë edhe 9 javë nga përfundimi i kampionatit, ka shënuar 22 gola.
Barcelona Gjatë një interviste për të përditshmen suedeze “Aftonbladet”, Zlatan Ibrahimoviç ka folur me keqardhje të madhe për dëmtimin e Tiago Silvës në prag të ndeshjes me Barcelonën. “Më në fund erdhi momenti i shumëpritur. Mirëpo më vjen keq për dëmtimin e Tiago Silvës, sepse aktualisht kemi shumë futbollistë të dëmtuar. Në prag të një sfide të tillë, skuadra ka nevojë për të gjithë lojtarët e saj për të bërë dallimin në fushë. Po ja që fatkeqësisht sivjet dëmtimet na kanë persekutuar. Megjithatë, le të mendojmë për Championsin dhe Barcelonën. Besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi katalanasit janë skuadra më e mirë në botë. Ata janë favoritë, sidoqoftë ne nuk dorëzohemi. Ky është futbolli”, – u shpreh Ibrahimoviç.
Lionel Mesi Se si mund të ndalet Barcelona, Zlatan Ibrahimoviç nuk e di, veçse ai u sugjeron shokëve që të mos mbulojnë vetëm Lionel Mesin, por të gjithë formacionin spanjoll: “Në radhë të parë dua të theksoj se te Barcelona nuk është vetëm Mesi, por edhe Iniesta e Ksavi, të cilët bëjnë dallimin. Kështu që ne duhet të përgatitemi për të ndalur Barcelonën, jo Mesin. Nga ana tjetër, edhe ata do të përpiqen të bllokojnë Milanin, e jo vetëm mua. Nëse duam vërtet të fitojmë Champions- in, atëherë ne duhet të mundim katalanasit, sepse nuk ka rrugë tjetër për ta fituar këtë kompeticion”.
Modesti Ibra “Aktualisht ndjej pak dhimbje në shpinë, por nuk ka gjë që mund të më ndalë të mos luaj të mërkurën. Deri tani mund të them se kam zhvilluar një sezon perfekt dhe se ndihem mirë fizikisht e psikologjikisht, por pa ndihmën e shokëve të skuadrës nuk do t’ia kisha dalë mbanë”, – ka përfunduar Zlatan Ibrahimoviç.
“Ibra, më i mirë se Mesi”
Menaxheri Mino Raiola e shikon futbollistin e asistuar prej tij si më të kompletuar se ylli i Barcelonës, Lionel Mesi. Ja si e argumenton ai këtë: “Argjentinasi deri tani ka bërë dallimin vetëm në një klub, ndërsa Ibra kudo ku ka shkuar, ka lënë gjurmë”. Pavarësisht se kampionët e Evropës në fuqi janë favoritë, Raiola është gati të vërë bast për kualifikimin e Milanit. “Futbolli nuk është matematikë. Milani nuk ka se çfarë të humbasë, ndërsa Barcelona po”, – tha Raiola.
AMBROZINI
“Veterani” i Milanit, Masimo Ambrozini, beson se skuadra e tij do ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampioneve. “Nuk mund të gabojmë sidomos gjatë ndeshjes së parë. Barcelona është ekipi më i fortë në botë. Ka për të qenë një ndeshje tepër e vështirë për ne. Megjithatë, kam besim se Milani do t’ia dalë mbanë dhe do të kualifikohet për në çerekfinale”, – u shpreh Ambrozini. Tiago Silva? “Mungesa e tij është një humbje e madhe për ne, por nuk dorëzohemi”, – përfundoi ai.
ÇËSHTJA “PATO”
Teksa Aleksandre Pato aktualisht ndodhet në Amerikë, mjeku i Milanit, Zhan Piere Merseman, hedh dritë mbi dëmtimin e brazilianit: “Nuk po shkojmë në Amerikë në kërkim të një mrekullie. Duam të shikojmë nëse ka ndonjë gjë që nuk e kemi kuptuar. Ne i kemi disa përgjigje lidhur me dëmtimin e Patos dhe disa të tjera jo. Pa dyshim që Pato e ka një problem, por saktësisht nuk ia kemi akoma idenë se nga i vijnë tërë këto shqetësime muskulore”.
(ge.po / panoramasport / BalkanWeb)