Abetarja kosovare sipas shqipes standarte
Abetarja kosovare do të shkruhet sipas shqipes standarte dhe do të shmange dialektizmat.
Teksti shkollor me të cilin do të mësojnë nxënësit e klasës së parë në Kosovë, vitin e ardhshëm, do të jetë më i kuptueshëm për nxenësin dhe më metodik për mësuesin. Me këtë abetare të re mund të mësojnë dhe nxënësit shqiptarë, por kjo do të jetë në varësi të zgjedhjes që do të bëjnë mësuesit pasi në shkollat tona funksionon sistemi i teksteve alternative dhe kjo do të jetë abetarja e katërt në dispozicion të nxënësve të klasave të para.
Janë rreth 13 shtëpi botuese nga Kosova dhe Shqipëria që kanë dërguar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës versionin e tyre të abetares, ku ai final pritet të shpallet nga një komionin i posaçëm vlerësues me 10 profesorë të njohur nga të dy vendet në muajin qershor. Kriter kryesor për shpalljen e fituesit do të jetë mënyra e hartimit të tekstit, por edhe çmimi i cili nuk duhet të kalojë vlerën prej 700 lekësh.
Abetarja e unifikuar do të jetë teksti i parë ligjor mes Shqipërisë dhe Kosovës, botimi i të cilës ka dhe një vlerë simbolike në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë.