E Diel, 1 Nëntor 2026

AIDS, zbulohet molekula që bllokon virusin HIV

 

Sipas mediave italiane, shkencëtarët e Universitetit të Sienës kanë qenë në gjendje të zbulojnë një armik të ri për AIDS. KJO është një molekulë e vogël drejtuar kundër ‘enzimës qelizore’, që është provuar në gjendje të bllokojë infeksionin. Zbulimi, fryt i një kërkimi binjak të Cnr dhe Universitetit të Sienës, është publikuar në gazetën “Medicinal Chemistry”. “Virusi HIV”, shpjegon Giovanni Maga në Igm-Cnr, “është një parazit i qelizave humane dhe nuk është i aftë të riprodhohet jashtë organizmit të infektuar”. Për t’u shumëfishuar, në fakt, Hiv futet në një qelizë, vetëm një limfocit të gjakut dhe e ‘zhvesh’ nga burimet e saj ushqyese dhe energjetike për të dyfishuar gjenomin e vet dhe për të ndërtuar virone të reja. “Brenda kësaj qelize të infektuar virusi merr kontrollin e shumë enzimave qelizore, ‘duke i detyruar’ të punojnë për prodhimin e pjesëzave virale. Një nga këto enzima është proteina DDX3, që lehtëson fluksin e informacionit gjenetik mes bërthamës, ku ruhet informacioni dhe citoplazmës, ku përkthehet në proteina të reja”. Shkencëtarët kanë përdorur teknika kompjuterike për ndërtimin e një molekule pr proteinën DDX3, e cila bllokon veprimin e saj, duke ndërprerë formimin viral të HIV, pa dëmtuar qelizat e shëndosha”. Sipas ekspertëve, kjo hap shpresa shumë të mëdha për kura efikase kundër AIDS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›