Lule për tragjedinë e Butrintit
SARANDE – Rreth 30 vetë të ardhur nga Ishtmi i Lushnjës kanë përkujtuar dje në liqenin e Butrintit tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e 19 tetorit, ku humbi jetën dhe djali i tyre, Ndriçim Myftari, 17 vjeç. Në atë vend ku adoleshenti, më i madhi i djemve të familjes Myftari, mori rrugën e mërgimit, por humbi jetën në ujërat e liqenit. Familjarët e tij kanë hedhur tufa me lule në ujë, në ditën e pestë pas gjetjes së trupit të Ndriçimit, të cilin shpresonin deri ato momente që mund të ishte gjallë. “Të premtova se do të kthehesha përsëri tek ky vend ku ti dhe frymën e fundit, o bir”, u shpreh mes lotësh Ylli Myftari. Përmes dhimbjes së thellë për humbjen e të birit, ai kërkon mbështetjen e shtetit për të kapërcyer gjendjen kritike në ekonominë e familjes, ndërsa bën apel për t’i dhënë fund emigracionit klandestin. sh.d