E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksat, qytetarët mbeten pa certifikata

 

Përjashtime vetëm atëherë kur njeh punonjëset e gjendjeve civile. Në të kundërt nuk ka asnjë shans, që qytetarët e Tiranës të marrin certifikatë pa paguar të gjitha taksat vendore. Udhëzimi i dërguar në të gjitha njësitë bashkiake, detyron nëpunësit që të marrin këtë masë. Kjo pasi vitin, që kaloi niveli i vjeljes së taksave vendore nuk e kapërceu 60 përqindëshin. Nëse puna nuk pret dhe paratë e taksave nuk ke t’i paguash atë moment, mbetesh pa certifikatë. Qytetarëve rregulli u ka hapur jo pak probleme. “Më duhej të paraqitesha në ambasadë në orën 10:00 dhe që në mëngjes erdha për të marrë certifikatën, ishin 80 mijë lekë taksa për t’i paguar dhe nuk i kisha paratë në ato momente. Nuk ma dhanë certifikatën dhe takimi i vizës mu dogj”, tregon një qytetare tek njësia bashkiake nr 4. mund të kesh një problem emergjent dhe certifikata të duhet. Me vendim të Këshillit Bashkiak, njësitë bashkiake janë përcaktuar si agjente tatimore në mbledhjen e taksave vendore për subjektet familjare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›