E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e 6 gushtit LSI apel paleve per te plotesuar detyrimin e BE

Në datën 6 gusht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit duke lënë mënjanë interesat partiake. Ky ishte apeli i ardhur sot nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përmes sekretari të përgjithshëm të saj, Luan Rama kërkoi nga të gjitha palët që të përmbushin detyrimin e BE në datën 6 gusht. Njëkohësisht, Rama ndalur në qëndrimet e ardhura nga selia rozë lidhur me një çështje të tillë i bëri thirrje asaj që të anashkalojë alibitë dhe të miratojë heqjen e imunitetit duke i shërbyer njëkohësisht dhe integrimit të vendit. Kjo pasi sipas tij, imunitetit është një ndër detyrimet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së.  
“Heqja e imunitetti nuk e cënon personalitetin apo integritetin e askujt. Ashtu sikundër nuk është një moment apo test force, por për të parë dhe kuptuar sesa forcat politike janë të gatshme që të kontribuojnë në plotësimin  e kushteve të vena nga BE, me qëllim që në 100 vjetorin e vendit të mund ti sjellë asaj statusin e vendit kandidat. Heqja e imunitetit i shërben integrimit ndaj opozita të bashkëpunojë”, vuri në dukje Rama, gjatë një komunikimi me mediat. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›