E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia shtrenjton çmimin e gazit me 5.5%

Duke filluar nga dita e djeshme, çmimi i gazit në Itali do të rritet me 5.5%. Autoriteti i Energjisë gjatë ditës së djeshme deklaroi se, duke filluar nga data 1 tetor 2011, gazi do të shtrenjtohet. Shkaku kryesor është efekti i rritjes së vazhdueshme të çmimit të naftës, i cili është shoqëruar me një rritje të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Sipas këtij institucioni, çmimi i energjisë elektrike do të mbetet i pandryshuar. Efekti financiar mesatar për një familje italiane që konsumon gaz do të jetë rreth 61 euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›