Eurozonë, shanset për recesion, 40-50%
Banka e investimeve, Goldman Sachs, ka ulur parashikimin e rritjes ekonomike të Eurozonës për vitin 2012. Sipas një raporti, përshkallëzimi i krizës së borxhit në zonën Euro, pasuar nga rritja e çmimit të naftës dhe tërmetit në Japoni, në pjesën e parë të vitit kanë rritur pritshmëritë për një recesion të mundshëm të Eurozonës. Probabiliteti për një recesion, sipas Goldman Sachs, në fund të vitit është në segmentin 40-50%. Të dhënat e zhvillimit të biznesit në zonën Euro, treguesit e stress – testeve dhe rreziku i recesionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë arsyet kryesore të këtij përfundimi.