Mesazhet që erdhën nga promovimi i një libri
Shtypi im do të ketë njëqind krahë, si ato të perëndisë Uishnu dhe këto krahë do të vendosin për çfarëdolloj opinioni në vend. Do të jenë të gjithë në partinë time, pa e ditur as vetë. Ata që do të kujtojnë se po flasin me zërin e vet, do të flasin me timin, ata që do të kujtojnë se po punojnë për partinë e tyre, do të jenë duke punuar për timen, ata që do të kujtojnë se po marshojnë nën flamurin e tyre, do të jenë duke marshuar nën timin”.
Këto fjalë të mëdha të thëna nga “Makiaveli”, personazhi i librit të sapobotuar në shqip i autorit të famshëm Maurice Joly, “Dialog në ferr: Makiaveli kundër Monteskiësë”, duket sikur i thoshte kryeministri Berisha ndërsa shikonte një pjesë të madhe të spektrit të shtypit dhe politikës “nën këmbët e tij” dhe sigurisht të mentorit të vet, z.Arvizu, ndërsa gazetari i njohur (në daçi dhe publicisti) z.Blendi Fevziu promovonte për të disatën herë një libër të tij monografi për Enver Hoxhën. Natyrisht që shkëlqenin me mungesën e tyre domethënëse Presidenti i Republikës, z.Topi si edhe kryetari i opozitës, z.Rama. Në këtë promovim galant të kryer në Sallën e Galerisë së Arteve para pak ditësh, u perceptuan më së paku disa mesazhe:
1) Fati lindor i Shqipërisë në kohën e diktatorit ishte një aksident,
2) Që një pjesë e rëndësishme e medias dhe mazhoranca politike janë të korruptuara në marrëdhëniet midis tyre,
3) Që opozita duhet të përgatitet për një natë të gjatë opozitare, edhe pas 2013-ës.
T’i shikojmë me radhë: E para dhe e treta ka lidhje me axhendën e ndërkombëtarëve. 1-Pjesëmarrja e ambasadorit amerikan në këtë promovim donte të thoshte se edhe nëse “anti-amerikani” dhe “anti-perëndimori” Hoxha na shpëtoi sa ishte gjallë, ne po i japim me disa nga miqtë tanë mediokër një “dënim me vdekje” pas vdekjes, me anë të një monografie që guxoi të sillte si të vetmen risi të madhe nga jeta e Enver Hoxhës promiskuitetin e tij të pafaktuar moral, madje ashtu si te një libër tjetër “bestseller” të znj.Helena Kadare, edhe te kjo monografi e diktatorit u tentua, ashtu siç synonin të ishin të ngjashëm në vepra e gjeste diktatori Hoxha dhe bashkëqytetari i vet shkrimtar, z.Kadare, si te “Jetë Paralele” të Plutarkut, që personazhet e Hoxhës dhe Kadaresë të kapnin majat e vëmendjes së opinionit publik, nëpërmjet dimensionit të tyre seksual. Ndryshimi midis këtyre dy librave të dobët ishte se Hoxha, sipas gojëdhënave të dyshimta e të pabaza për të qenë të vërteta, ka qenë i përfshirë në sodoma, ndërsa Kadareja ka qenë një burrë me sjellje liberale seksuale, që ka jetuar hera-herës në “konkubinat” me pretë e veta në shkelje të kurorës apo në prag të një jetese si gjysëm poligam - përderisa gruaja e tij shprehet në një mënyrë që nënkupton se ajo i ka ditur bëmat seksuale të bashkëshortit të vet, madje ndoshta edhe me të njohura dhe mikesha të familjes. Nuk po ndalemi në rastin e Kadaresë dhe nuk do të doja të komentoja me këtë rast qëllimin e ‘tolerancës’ së gjatë përvëluese të Helenës sipas atyre që thotë i madhi J-P Prudon për libertinazhin e grave që dinë se ç’bëjnë seksualisht burrat e tyre të shthurur, te libri i tij i famshëm “Pornokracia, ose emancipimi i femrës në shoqërinë moderne”. Por mesazhi për ‘ridënimin’ e diktatorit nga perëndimi mund të ketë efekt te pjesa e pazhvilluar politikisht e shikuesve, pasi dihet se Enveri ishte një aktor i cili luajti deri në fund rolin e regjisorëve, treshes së Jaltës (Çurçill, Stalin, Ruzvelt), rol i cili ju dha nga perëndimi nëpërmjet gjeneralit Dejvis, pas prishjes së Stalinit me Titon, roli i Enverit dirigjohej nga Moska. Por, të kuptohemi, roli i Hoxhës natyrisht që ishte një rol vampiri i cili i tejkaloi me epsh demoniak kufijtë dhe mjetet makabre, ndoshta i vetmi i ngjashëm me Pol Potin, në një copë të vogël territori dhe mbi një popull fatkeq në pjesën lindore të Perdes së Hekurt.
2) Për sa i përket mesazhit të korruptimit të medias dhe dashurisë së saj me politikën e mazhorancave, mund ta krahasonim me shprehjen “të flerë macja me miun”. Guximi i kryeministrit dhe i ndonjë pronari të madh të mediave si z.Aleksandër Frangaj, a vetë z. Fevziu, është shumë i madh teksa në mënyrë të shpeshtë e sfiduese përballë publikut, i cili pret një zbatim kushtetues të detyrave të tyre opozitare me pushtetin, ata dalin ashiqare se janë pjesë plotësuese të njëri-tjetrit apo dy pjesë të korruptuara të të njëjtës trupë të këtij pushteti real. Madje në këtë promiskuitet pushtetesh përfshihet i ndotur me cërkla edhe z.Kadare, i cili nga një “Eskil” duket se është bërë shumë tokësor e materialist si pjesë e këtij enturazhi politiko-mediatik që me lloj-lloj mjetesh promocionale dhe nëpërmjet elozheve të veprave të njëri-tjetrit, synojnë të shesin sapunin për djathë nëpërmjet shpëlarjes së trurit të publikut të lodhur e pa mundësitë për të pasur një yll polar për një jetë më të mirë, qoftë materiale ashtu edhe shpirtërore. Teksa i shihje nën një brerore madhështie false të bashkuar si një grusht i vetëm brenda ‘Klanit’, znj.Topalli (mazhorancën legjislative-pushteti i parë), z.Berisha (administratorin e fondeve dhe pasurive publike të pushtetit qendror- pushteti i dytë), disa ish/politikanë sharlatanë por dinakë nga të dyja krahët që aspirojnë për oksigjenin e mazhorancës, shumica e qytetarëve nuk ka sesi të mos e dinë se disa nga ato fytyra janë shkaktare që jeta e tyre nuk është aq e mirë sa ç’duhej të ishte nëse tranzicioni nuk do të kishte qenë kaq i tejzgjatur, nëse babëzia për të abuzuar me fondet publike dhe diletantizmi eksperimental i disa prej tyre do të kishte qenë disa kuota më poshtë. Buzëqeshjet e tyre të përndritura dukeshin sikur u thoshin qytetarëve se ne kemi qenë këtu, por do të jemi edhe më tutje, deri sa të na pengojë Zoti. Dhe pasqyra e vetme refraktare e pushtetit që mund të ishte ftuar pa droje nga politika në këtë gjest të përsëritur promocional prej një autori gazetar, kryeopozitari mungonte. Ndoshta nuk mund të mungonte edhe një figurë tjetër, Presidenti i Republikës, i cili mund të ishte ftuar pa nguruar nga meraku se mund të kishte një prezantim të keq komprometues të aleancës së pushteteve para publikut. Por këta të dy, që besojmë se e kanë marrë nga një ftesë prej organizatorit, ndoshta kanë ndjerë neveri, ashtu siç mund të ndjente neveri nga kjo mizanskenë edhe autori ideologjik i sistemit demokratik dhe katër pushteteve të tij, Monteskieja, kur kanë marrë vesh se aty do të rishfaqej asfiksia e ligjësisë së kontrollit dhe balancës së pushteteve në Shqipëri. Ose që ta kuptojë më mirë zn.Topalli, po ja themi në anglisht: Te Galeria e Arteve u vërtetua se në Shqipëri media pranë pushtetit po vret parimin “check and balance” midis tre pushteteve, nga katër të tillë. Njerëz si Aleksandër Frangaj të cilët edhe në kohën e mazhorancës Nano vepronin në të njëjtën mënyrë korruptive në sytë e opinionit publik, ndoshta do të jenë aty duke u zgërdhirë edhe pas disa vjetësh me kryeministrin rozë dhe do të ecin krah për krah me të duke harruar njerëzit, ata të cilët duhet tu shërbejnë me projektorët që ju parashikoi Monteskjeja, për të ndriçuar kuvlitë e errëta që fshehin ata që administrojnë fondet publike të këtyre njerëzve. Por kur “fle macja me miun”, do të thotë se i ftohti ka rënë shumë poshtë.
3) Natyrisht kur ndodhin ‘lajthitje’ dhe sfida të tilla publike edhe nga ana e ambasadorëve, të cilët me dashje apo pa dashje bëhen pjesë e enturazhit mediatiko-politik që qeveris dhe ndikon me mjete të tilla të korruptuara, përballë funksionimit të sistemit, ato janë një oguri i zi i ripërsëritur për z.Rama dhe Partinë Socialiste të cilët janë në një pozicion më të ulët mbështetës të brendshëm e të jashtëm në krahasim me periudhën e majit të këtij viti. Mesazhe të tilla të lenë të kuptosh se z.Rama do të rrijë në “kullën e vet të barit” edhe pas vitit 2013 dhe se do të jetë kjo klasë politiko-mediatike që do të riqeverisë vendin edhe për një mandat të tretë. Opozita duket se është e tredhur. Larg vlerësimit të ndërkombëtarëve si bashkëpunuese, e përçarë, me shembuj të dobët administrimi të kryebashkisë së Tiranës për 9 vjet, pa median kryesore pranë. Po përjetojmë dukurinë që binte në sy edhe në qeveritë e majta. Disa media gjithmonë vrapojnë t’i shërbejë pushtetit, jo sovranit. Jetojmë në dimensionin fizik, s’ka dimension shpirtëror. S’ka skrupuj, s’ka ezër, s’ka detyra kushtetuese. Madje, me sa duket, me pompën e mediave, në axhendën e ndërkombëtarëve për President, për herë të parë mbas deklaratave dhe vlerësimeve të z.Arvizu për politikanët shqiptarë, mund të ketë hyrë për herë të parë edhe z.Nano, i cili nga një rebel i hershëm ndaj atyre që më ’92-in kishin ‘ardhur me thikë ndër dhëmbë”, sot është kthyer i përulur si një kotele, si djali plangprishës te një pikturë e Xhiotos. Dhe kështu ironia vazhdon me sovranin. S’ka rotacion nëpër partitë. S’ka rrotacion në qeveri pa ardhur ndonjë hierark i lartë hijerëndë si shefi i CIA-s. Politikanët dhe “media e pavarur”, e bekuar pa dijeninë e saj nga diktatori i fundit, z.Alia, do mbështesin njëri-tjetrin. Ata si ndal dot askush veç ndërkombëtarëve dhe Zotit. “Sovrani” popull po fle gjumë. Ai kënaqet dhe gazmon nga hareja që sjell rreth e rrotull shoqëria trushpëlarëse mediatike e spektaklit. Ai kënaqet kur sheh se si vazhdon zakoni i kahershëm kur elitat rrëzojnë elitat e mëparshme.