E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK, paradë kuqezi në rrugët e Nju-Jorkut

Protesta për regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë ka mbërritur në Nju-Jork, ku është organizuar dje një paradë kuqezi, nga Aleanca Kuqezi dhe disa të rinj shqiptaro-amerikanë anëtarë të organizatës “Rrënjët Shqiptare”. Dita e Kolombit është një të nga të paktat raste publike kur shqiptarët e Amerikës, ashtu si kombet që e themeluan atë, mund të mblidhen së bashku për të festuar dhe për të treguar rrënjët shqiptare. Protagonisti i paradës shqiptare ishte Kreshnik Spahiu, drejtuesi i Aleancës Kuqezi, i cili bashkë me tre të rinj shqiptaro-amerikanë, të organizatës Rrënjët Shqiptare, bënë të mundur bashkimin e qindra e shqiptarëve në qendër të Nju-Jorkut. Eventi iu kushtua Çamërisë. Disa këngëtarë të njohur shqiptarë ndezën atmosferën në qendër të Manhattan-it, Frederik Ndoci, Çiljeta dhe veçanërisht Genta Ismail, e cila zbuloi para shqiptarëve të Amerikës edhe himnin e Aleancës Kuqezi. "Mesazhin, të cilin duan ta injektojnë në mendjen e shqiptarëve, në mendjen e popullit se Shqipëria nuk bëhet, ne duhet ta kthejmë se Shqipëria bëhet, Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë, Atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria, as të mos skuqet, as të mos nxihet, por të jetë kuqezi", - tha Spahiu. Pjesa kulmore e Paradës u shënua me parakalimin e qindra shqiptaro-amerikanëve në 'Bulevardin 5', një nga më të vizituarit prej turistëve në Nju Jork.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›