E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Çani pranë kalimit te Juve Stabia

Raportet e mira mes Palermos dhe Juve Stabias mund të favorizojnë klubin që militon në Lega Pro Divizioni i Parë, në marrjen e sulmuesit shqiptar Edgar Çani. Sipas “Corriere dello Sport”, sulmuesi që është aktivizuar me Modenën sezonin e shkuar, është shndërruar në objektivin e “grenzave” në repartin e avancuar. Edgar Çani ka lindur në Shqipëri por ka jetuar gjithnjë në Umbria. Është një “taks” 1.92 metra që ka luajtur për herë të parë në Serie A në vitin 2008 me Palermon. Në sezonin e shkuar ka luajtur 35 ndeshje me Modenan dhe ka shënuar 5 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›