AKEP rrezon tarifat e Albtelecom 30 dite per te reaguar
AKEP me ndihmen e nje konsulenti te huaj do te zhvilloje nje model te kostos per tarifat e telefonise fikse. Kryetari i Autoritetit te Komunikimeve Elektronike e Postare Piro Xhixho tha dje per gazeten se gjate muajit shtator do te zhvillohet edhe konsulenca per hartimin e ketij modeli. Kjo nisme ne fakt vjen menjehere pas mosmiratimit te rritjes se tarifes se mirembajtjes mujore dhe tarifave per bisedat lokale te telefonise fikse te kerkuara nga Albtelecom. Nuk miratuam qe ne shtator rritjen e ketyre tarifave dhe e kemi lene ta bejme kete ne vijim. Jemi duke ndjekur nje politike sociale sa i perket tarifave te telefonise fikse por rritja eshte e paevitueshme. Me te drejte ne duhet qe te rrisim keto tarifa sepse jane nen kosto dhe kemi detyrimin ligjor per te bere rritjen e tyre u shpreh Xhixho. Ai theksoi se deri me tani Albtelecom nuk ka reaguar ne menyre zyrtare per mosmiratimin e tarifave qe ka propozuar por gjithsesi ky i fundit ka nje afat 30 ditor per te bere edhe ankimimin. Sipas kryetarit te AKEP institucioni qe ai drejton ka menduar qe rritja te jete graduale dhe e shtrire ne kohe kjo per te mos renduar me shume xhepat e shqiptareve pasi shtrenjtimi i nje sere produktesh ne te njejten kohe duket se nuk ka qene ne favor te ketyre te fundit. Po merremi me hartimin e nje modeli te kostos i cili shkurtimisht njihet si BULRIC Kostoja e fitimit sipas merites pra njohja e nje kostoje realeqe do te asistohet nga nje konsulent i huaj. Pricewaterhouse Cooper eshte edhe emri i kompanise se perzgjedhur e cila do te merret me hartimin e nje modeli kostoje. Kjo kompani ka eksperience ne kete fushe dhe ne e kemi perzgjedhur si konsulent. Mendojme qe te hartojme nje model qe do ti paraqitet kompanise se interesuar per rritjen e tarifave dhe qe ne thelb te kete nje rritje me te moderuar. Kjo do te jete perkohesisht ne menyre qe ne te shkojme gradualisht drejt rritjes se kerkuar qe do te mbuloje kostot e Albtelecom. Kjo mbetet per tu pare ne vijim nese propozimi do te pranohet apo jo por gjithsesi ne mbetemi per te pasur parasysh edhe aspektin social u shpreh Xhixho. Kjo nisme per nje model kostoje me tarifa te rritura ne menyre me te moderuar vjen pas mosmiratimit te rritjes se tarifave per mirembajtjen mujore dhe thirrjet lokale te telefonise fikse. Muaj me pare Albtelecom kerkoi rritje te ketyre tarifave per shkak se jane nen kosto dhe nese vijohet keshtu kompania rrezikon te dale me humbje. Kryetari i AKEP Piro Xhixho tha se rritja e tarifave eshte pjese shume e rendesishme per Albtelecom dhe kjo do te behet ne vijim pasi kompania nuk duhet te cohet ne veshtiresi financiare. Rritja e tarifes se mirembajtjes mujore qe u kerkua te ishte deri ne 600 leke dhe ajo e tarifave per thirrjet lokale supozohej se duhet te aplikoheshin qe nga 1 shtatori nese AKEP nuk do te kishte thene jo. Duket se tetori do te jete dhe muaji kur do te zbulohet propozimi dhe reagimi i Albtelecom karshi rritjes se tarifave dhe sa do te jete masa e kerkuar.