E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat ne gusht u arketuan 11.4 miliarde leke

Bilanci per realizimin e planit te te ardhurave doganore per muajin gusht dhe per tete mujorin e ketij viti ka rezultuar pozitiv per doganat. Sipas Drejtorise se Pergjithshme gjate muajit qe kaloi u arketuan 11.41 miliarde leke nga 11.24 miliarde te planifikuara. Ne perqindje kjo perfaqeson 101.5 per qind te planit te parashikuar me nje tejkalim prej 168 milione lekesh. Krahasuar me te njejtin muaj te nje viti me pare jane arketuar 812 milione leke me teper ose 8.5 per qind me shume. Nderkohe qe nese realizimin e te ardhurave e zhvendosim ne kontekstin e tetemujorit sipas Drejtorise se Pergjithshme te Doganave realizmi i planit eshte arritur ne masen 101.5 per qind. Administrata Doganore ne 8 mujorin e vitit 2010 arketon 77.40 mld leke nga 76.85 miliarde te planifikuara me nje realizim te planit te te ardhurave ne masen 101.5 ose me nje tejkalim prej 545 miliarde leke thuhet ne njoftimin per shtyp.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›