E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKEP ul tarifat e mesazheve të telefonisë së lëvizshme

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, vendos të ulë tarifat e dërgimit të mesazheve të shkruara në rrjetet e telefonisë së lëvizshme. Vendimi i AKEP hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2012 dhe parashikon që çmimi që klienti do të paguajë për një sms të dërguar do të ulet nga 3 lekë në 2.4 lekë dhe ulja do të vazhdojë edhe me dy faza të tjera deri në shtator të vitit 2013, kur tarifat e dërgimit të sms-ve do të bien në 1.44 lekë, sa gjysma e vlerës aktuale. Sipas AKEP, ulja do të bëhet në kuadrin e orientimit në kosto të tarifave me shumicë të telefonisë së lëvizshme. Synimi është që ulja e tarifave të terminimit të sjellë ulje të tarifave për përdoruesit. Në muajin mars, tarifat me shumicë për kryerjen e thirrjeve drejt rrjeteve AMC dhe Vodafone Albania u ulën në 8.85 lekë për minutë, ndërsa për Eagle Mobile në 10.89 lekë për minutë. Ndërkohë, nga 1 shtatori tarifat e thirrjeve zanore në rrjetet AMC dhe Vodafone Albania u ulën në 7.57 lekë për minutë, ndërsa për Eagle Mobile në 8.85 lekë për minutë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›