E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone ul çmimet e internetit për studentët, 2GB për vetëm 1500 lekë (me TVSH)

Falë rrjetit të gjerë 3G, tashmë Vodafone mund të ofrojë internet të shpejtë e me çmime të lira thuajse kudo në Shqipëri. Këtë herë oferta e Vodafone është për studentët. Nëse jeni student dhe tashmë jeni pajtuar në shërbimin Vodafone Mobile Broadband (VMB) me parapagesë, tashmë mund të përfitoni nga oferta për të blerë paketën mujore të internetit prej 2GB me vetëm 1500 lekë (me TVSH). Klientët e rinj mund të marrin shërbimin VMB me blerjen e modemit USB 14.4 mbps për 6500 lekë dhe të përfitojnë paketën prej 2GB për tre muaj rresht falas dhe më tej të përfitojnë nga oferta speciale për studentët me çmimin e reduktuar. Eksperienca e internetit VMB është unike: mbasi të regjistroni paketën e lidhjes në një prej dyqaneve Vodafone, vendosni kartën SIM të VMB në vendin e posaçëm të modemit, më tej ndiqni hapat e instalimit të programit në kompjuterin apo laptopin tuaj dhe menjëherë do të keni internet të shpejtë. Për më shumë informacion si dhe për kushtet dhe limitet e kësaj oferte vizitoni www.vodafone.al.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›