AKKP: 800 pronarë në garë për 5 miliardë lekë
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka mbyllur dje në orët e vona aplikimet për kompensimin e ish-pronarëve. Nëndrejtori i kësaj agjencie, Genci Çelo, konfirmoi për gazetën se janë afërsisht 800 aplikime që kanë kërkuar kompensim financiar në bazë të ligjit. Ditët e fundit ka pasur një fluks dhe radhë në zyrat e kësaj agjencie. Nga fondi i dhënë prej 5 miliardë lekësh të vjetra pritet të përfitojnë rreth 200 ish-pronarë. Ky numër është më i madh se në vitet e kaluara, kur në vitin 2007 u kompensuan vetëm 119 ish-pronarë. Numri pritet të rritet për shkak se përfituesit do të jenë nga të 12 qarqet. Gjithsesi, kjo do të varet nga vendndodhja e sipërfaqes së kërkuar për kompensim. AKKP-ja ka garantuar se nuk rrezikohet djegia e fondit, pasi është rënë dakord që procesi të shtyhet për fillimin e vitit të ardhshëm. Subjektet që kanë më shumë mundësi të përfitojnë, do të jenë ato që kanë përfituar njohjen e pronës në vitin 1993, por që nuk kanë marrë kompensim në një nga format e parashikuara nga ligji më parë. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh se kompensimi financiar në këto vite ka qenë vetëm në Tiranë, pritet të sjellë uljen e numrit të subjekteve të cilëve u është njohur prona në vitin 1993. Miratimi i plotë i hartës së tokës i ka hapur rrugën kompensimit edhe të ish-pronarëve të rretheve. Vitin e ardhëm pritet të ketë edhe kompensim fizik, për shkak se është krijuar edhe fondi përkatës për këtë qëllim. Vitin tjetër do të ketë edhe më shumë të kompensuar.
Përfituesit
Përfituesit e këtij viti do të përfitojnë kompensim sipas procedurës së vitit të kaluar. Sasia e truallit deri në 200 metra dhe një renditje sipas datës kronologjike të dhënies së vendimit, do të jenë dy kriteret kryesore. Kriteret e përfitimit janë që së pari, personi ose subjekti i shpronësuar të mos ketë përfituar më parë; së dyti, prona të jetë truall. Në raste të veçanta do të ketë ndërhyrje me ndonjë ndryshim të renditjes kronologjike, por kjo do të bëhet vetëm duke pasur parasysh kërkesat. Vlera e kompensimit do të jetë në bazë të çmimeve të hartës së tokës të cilat janë hartuar në bazë të çmimeve të tregut. Harta ka pasur vazhdimisht ndryshime, duke iu përafruar çmimit të tregut. Javën e kaluar u miratuan ndryshime në Tiranë dhe në Durrës, ku qendra e Tiranës pati një dyfishim të vlerës. Për sa i përket pjesës tjetër të procedurave, ekziston e njëjta. Së pari, aplikohet pranë zyrës qendrore. Sipas ligjit, është AKKP-ja që ngarkohet për këtë procedurë. Secili aplikues duhet të ketë një kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit të Pronave, së bashku me plan-vendosjen e pronës dhe duhet të ketë aktin e trashëgimisë si dhe një prokurë të përfaqësimit për personin që do të ngarkohet nga të gjithë përfituesit për të ndjekur procedurën.