Topalli: Topi po identifikohet me pakicën
Vendimi i Presidentit Bamir Topi për të kthyer në Kuvend Kodin Zgjedhor të miratuar me konsensus nga partia në pushtet dhe partia më e madhe e opozitës, ka shkaktuar reagim të menjëhershëm të mazhorancës në pushtet e cila e ka cilësuar një vendim të padrejtë. E para që ka reaguar pasi ka mësuar për kthimin e Kodit nga Presidenca në zyrën e saj, ka qenë kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila nuk ka ngurruar ta akuzojë Presidentin Topi se po mbështet pakicën dhe po del kundër konsensusit politik të Parlamentit. Madje, ajo i ka kujtuar atij se Shqipëria është republikë parlamentare dhe si e tillë vlera e vendimeve të këtij institucioni është shumë e rëndësishme. “Presidenti në këtë rast është identifikuar me pakicën dhe kjo nuk është hera e parë që e bën këtë”, - u shpreh kryeparlamentarja në një prononcim për “Top-channel” që nga Londra ku ndodhet në një vizitë zyrtare. Në këtë mënyrë ajo ka aluduar dhe për rastin e ndryshimeve kushtetuese, kur u duk hapur që Topi, me një grup të vogël deputetësh brenda PD-së, ishte kundër ndryshimeve që bënë PD-ja e PS-ja. Por ndryshe nga Kodi, ai nuk e ktheu pas paketën e ndryshimeve në ligjin themeltar të shtetit, edhe pse kishte shprehur rezerva për mënyrën se si u bënë. Ndërkohë, Topalli i kujtoi ish-kolegut të saj të partisë se ky qëndrim mbahet në një kohë kur Kodi ka kaluar me votë konsensuale në Parlament. Duke bërë paralelizmin me Mbretërinë Parlamentare të Britanisë së Madhe, ku Mbretëresha shihet si simbol i unitetit të kombit, ajo tha se "Mbretëresha Elizabetë nuk do të ndërmerrte kurrë një veprim të tillë”. Megjithëse arsyet për të cilat Topi e ktheu Kodin në dukje janë thjesht teknike, duket hapur një acarim i marrëdhënieve mes tij dhe mazhorancës, nga gjiri i së cilës ai ka ardhur. Shumë deputetë të PD-së po e sulmojnë ndërkohë kreun e shtetit si autor i manipulimit të kryeprokurores Ina Rama kundër ministrit Lulzim Basha.
Topalli në pritjen e Elizabetës II dhe lektore në Universitetin LSE
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka qenë dje e ftuar e veçantë në një prej ceremonive më madhështore të jetës parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, në seancën e jashtëzakonshme të fjalimit të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, ritual që daton që nga shekullin i 16-të. Ajo e nisi axhendën e saj me pjesëmarrjen në këtë ceremoni simbol të Mbretërisë së Bashkuar, të rezervuar vetëm për të ftuar të përzgjedhur të hierarkisë më të lartë dhe krerë të institucioneve kryesore britanike. Në ditën më të rëndësishme të hapjes së sesionit të ri parlamentar, Mbretëresha Elizabeta II, prezantoi programin e qeverisë, politikat e reja dhe prioritetet për legjislacionin në sesionin e ri. Më pas, kryetarja e Kuvendit mori pjesë në debatin mbi fjalimin e Mbretëreshës të zhvilluar në Parlamentin britanik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Dhomës së Komunëve dhe Dhomës së Lordëve. Ceremonia e fjalimit të Mbretëreshës, si evenimenti kryesor i kalendarit parlamentar, është në qendër të vëmendjes së britanikëve dhe transmetohet direkt në të gjitha radiot e televizionet dhe në internet, që nga nisja e Mbretëreshës nga Pallati i Bakingamit në selinë e Parlamentit shoqëruar nga kavaleria. Gjatë vizitës së saj në Londër, kryetarja e Kuvendit u prit në një takim të veçantë nga nënkryetarja Silvia Hill dhe do të takohet me kryetarin e Dhomës së Komunëve, Majkëll Martin, ku dhe do të zhvillojë seancë dëgjimore në Komisionin e Politikave të Jashtme me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të grupit parlamentar të miqësisë, Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri. Tema të bisedës do të jenë ratifikimi i Protokollit të NATO-s, hapat dhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria në rrugën e integrimit euroatlantik, por edhe çështja e Kosovës. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është gjithashtu e ftuar speciale nga Universiteti i mirënjohur LSE (London School of Economics and Political Science) për të referuar mbi rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe BE-së dhe për ecurinë e procesit të reformave. Në këtë universitet kanë referuar liderë të politikës evropiane e
botërore si ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Havier Solana, ish zv.presidenti i KE-së, Franko Fratini, Presidenti i Italisë, Napoletano, ish-Kryeministri britanik, Toni Bler, kryeministra e presidentë të vendeve të ndryshme. Universiteti LSE, themeluar që në 1895-n, është një qendër botërore për nivelin e lartë skolastik dhe studimet politike sociale dhe të shkencave ekonomike ku zhvillohen idetë dhe analizat politike e ekonomike globale.