Topi, Parvanov: Lobim në BE për Korridorin 8
Presidenti Bamir Topi dhe homologu i tij bullgar, Parvanov, e shohin ndërtimin e Korridorit 8 si një mundësi për ndërtimin e infrastrukturës së gazit dhe naftësjellësve. Për këtë arsye, Parvanov lajmëroi dje se në samitin që do të mbahet në Selanik me iniciativën e tij do të lobohet për përfitimin e fondeve nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e këtij korridori, por më parë gjithkush duhet të përmbushë detyrimet e vet. Kjo u bë e ditur gjatë takimit që dy presidentët zhvilluan dje në Pallatin e Brigadave. Presidenti bullgar bëri të ditur se “çdo vend duhet ta ketë të qartë dhe të marrë përsipër detyrimet e veta kombëtare për korridorin para se t’i kërkojë financime BE-së”. Sipas tij, Bullgaria ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh në kuadër të ndërtimit të këtij korridori dhe infrastrukturës së tij energjitike. “Për më tepër, në samitin me temë energjinë që ne do organizojmë së shpejti, kemi ftuar përfaqësues të vendeve që kanë burime gazi dhe nafte, atyre që do ta kalojnë atë dhe atyre konsumatore”, - tha Parvanov.
Topi, nga ana e tij, i kërkoi Parvanovit që në cilësinë e kryetarit të shtetit bullgar, shtet i anëtarësuar në BE, të ushtrojë forcë që Shqipëria të fitojë disa të drejta, siç është çështja e vizave.
Berisha, Parvanov: Shqipëria, progres të dukshëm
Presidenti bullgar, z. Parvanov, vlerëson progresin e Shqipërisë në të gjitha fushat, duke theksuar se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë me forcë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO dhe në BE. Gjatë takimit të djeshëm me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, Presidenti Parvanov pohoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe BE do të rrisë stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e Rajonit. Me tej, Presidenti bullgar nënvizoi se marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve po ndihmojnë intensifikimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe në fusha të tjera. Të dy personalitetet nënvizuan rëndësinë e përqendrimit të të dy vendeve në projektet e mëdha infrastrukturore me interes për të gjitha vendet e rajonit, si linja hekurudhore që do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë dhe Bullgarinë, Korridorin e Tetë apo projekte të tjera si AMBO, të cilat kanë rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të mbarë rajonit. Gjatë takimit u diskutua edhe mbi nxitjen e investimeve dhe projekteve në fushën e energjisë, bujqësisë, kulturës, arsimit etj. Kryeministri Berisha dhe Presidenti i Bullgarisë, z. Georgi Parvanov, diskutuan dhe mbi zhvillimet më të fundit në rajon, duke u ndalur veçanërisht në zhvillimet në Kosovë. Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të Presidentit të Bullgarisë, z. Parvanov, dhe të delegacionit që e shoqëronte gjatë se cilës, nën një atmosferë të sinqertë e miqësore, të dy personalitetet shkëmbyen mendime për konsolidimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, duke u ndalur në veçanti në projektet e mëdha infrastrukturore, në fushën e energjisë etj.
PR, thirrje për unifikim të së djathtës
Republikanët bëjnë thirrje për unifikimin e së djathtës në një koalicion të përbërë, siç dhe e dikton Kodi i ri Elektoral. Partia Republikane, pas një vendimi të kryesisë së saj, u ka propozuar partive të mazhorancës që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të dalin me një koalicion të përbërë, i cili duhet të jetë i hapur dhe për parti të tjera të djathta që aktualisht janë jashtë mazhorancës qeverisëse. Nënkryetari i PR-së, Aleksandër Garuli, deklaroi dje se "dalja në koalicion të përbërë garanton fitoren e së djathtës në zgjedhjet e ardhshme, duke përcjellë tek shqiptarët mesazhin e bashkëpunimit për interesat e vendit". Sipas tij, bashkëpunimi i së djathtës, përballë përçarjes së të majtës, dëshmon se partitë e djathta dinë të dalin mbi interesat e vogla partiake, për hir të interesave të mëdha të vendit. "PR-ja shpreh bindjen se koalicioni i përbërë është sa bashkëpunim, aq edhe shpalosje e identitetit të çdo partie brenda këtij koalicioni", - tha z. Garuli, duke nënvizuar se mbi këtë argument PR-ja do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me një program elektoral që shpreh fizionominë e saj të veçantë, të ndryshme nga parti të tjera, qoftë dhe të spektrit të djathtë. Ai bëri të ditur se për përpunimin e programit të saj elektoral dhe njëkohësisht për funksionimin e strukturave elektorale, PR-ja po organizohet intensivisht në takime, në gjithë territorin e vendit. "Për mundësimin e bashkëpunimit ndërmjet partive të djathta për daljen në koalicion në zgjedhjet e ardhshme, Kryesia e Partisë Republikane do iniciojë takime me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të koalicionit qeverisës", - u shpreh z. Garuli.
Kancelarja Merkel, në janar, vizitë në Tiranë
Pas vizitës së suksesshme që Kryeministri Sali Berisha zhvilloi para disa javësh në Gjermani, do të jetë Kancelarja Anxhela Merkel ajo që do të vijë në Tiranë. Burime pranë qeverisë bëjnë të ditur se vizita e saj është planifikuar në muajin janar të vitit që vjen dhe bëhet me ftesë të z. Berisha. Ardhja e saj në Shqipëri do të shoqërohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve ekonomike që do të mbajnë firmën e Kryeministrit Berisha dhe Kancelares gjermane, Anxhela Merkel. Ajo do të vizitojë për herë të parë Tiranën, ndërkohë që para disa javësh ftoi në Gjermani Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, së bashku me një delegacion të gjerë që udhëtoi drejt Berlinit. Shqipëria sheh tek Gjermania një mik të shkëlqyer të konfirmuar qartë nga marrëdhëniet dypalëshe, në mënyrë të veçantë ato në fushën politike dhe ekonomike.