AKKP, ikën Çelo, nëndrejtorin e merr LSI
Prej disa ditësh nëndrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është caktuar Ilirjan Muho. Ai zëvendëson Genci çelon, i cili ishte në këtë post si përfaqësues i PR-së. Marrëveshja mes PD-së dhe LSI-së për qeverisjen ka përfshirë siç duket përfaqësimin e kësaj partie edhe në AKKP. çelo ishte në këtë post që nga viti 2005 dhe deri më tani. Muho më parë ka qenë përfaqësuesi i LSI-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Që nga viti 2005, kohë kur demokratët erdhën në pushtet, në krye të AKKP-së ka pasur disa drejtorë, duke filluar nga Justina Boriçi, Besnik Maho, Tunxh Vatnikaj. Aktualisht ky post mbahet nga ana e Elvis çefës. Pas shpalljes së fituesve të ish-pronarëve për vitin 2009, si pjesë e skemës së kompensimit financiar, mësohet se AKKP-ja ka shpërndarë të gjithë fondet nëpër numrat e llogarisë bankare të tyre. Për vitin 2009 u shpërndanë rreth 10 milionë euro, ku përfitues ishin 209 persona gjithsej. Pjesa më e madhe e fituesve ishin nga qyteti i Tiranës.