AKKP-ja, mbivendosje pronash edhe në Tiranë
Skandali për mbivendosje pronash nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shtrihet edhe në Tiranë. AKKP-ja, gjatë kohës që është drejtuar nga Tunxh Vatnikaj, i ka kthyer një familje tiranase një pronë në vendin e quajtur Kodra e Priftit. Sipërfaqja e tjetërsuar është rreth 9 mijë metra katrorë dhe ka qenë repart ushtarak në të kaluarën. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës, të cilat saktësuan se kanë regjistruar denoncimin në fjalë dhe po kryejnë verifikimet e para. Ka rezultuar se Vatnikaj, pak para se të shkarkohej nga Kryeministri Sali Berisha, i ka kthyer pronën një familjeje mbi dokumente jo të sakta. Sipërfaqja prej nëntë dynymësh dyshohet se është kthyer me dokumente të falsifikuara, pretendon një familje tjetër. Sapo ka marrë informacion për tjetërsimin e pronës, një familje ka denoncuar rastin në zyrën e Task-Forcës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Prokurorinë e Tiranës. Për një periudhë dyjavore materiali është verifikuar nga kreu i prokurorisë, Genti Xholi, i cili ua ka kaluar denoncimin prokurorëve të çështjes, për fillimin e procedimit penal. Si i dyshuar kryesor për këtë tjetërsim është ish-kreu i AKKP-së, Tunxh Vatnikaj, po nuk përjashtohen edhe persona të tjerë, punonjës të të njëjtit institucion. Ndërkohë, dje në Prokurorinë e Tiranës është paraqitur Vatnikaj, ku është njohur me kërkesën për gjykim ndaj mbivendosjeve të pronës në vendin e quajtur "Gjiri i Gjeneralit" në Kavajë, ku për këtë abuzim ka marrë masën e sigurisë nga gjykata "detyrim paraqitje".
Tri dosjet e Vatnikajt
Aktualisht, Prokuroria e Tiranës ka hapur tri procedime penale ndaj ish-kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Tunxh Vatnikaj dyshohet se ka mbivendosur një truall prej 48 hektarësh në vendin e quajtur "Gjiri i Gjeneralit" në bregdetin e Kavajës. Gjithashtu është denoncuar nga banorët e Komunës Synej se ka mbivendosur pronën prej 12 hektarësh në vendin e quajtur "Gjiri i Lalzit". Kallëzimi për mbivendosjet e pronës në Tiranë është i treti dhe besohet se të trija çështjet do të hetohen nga një grup hetimor i Task-Forcës.
Për dosjen e parë, organi i akuzës deklaron se thirri dje në prokurori Vatnikajn, pasi e njohu me kërkesën për gjykim. Së bashku me ish-kreun e agjencisë është paraqitur në prokurori edhe Ali Aliu. Prokuroria e Tiranës deklaron se ka përfunduar hetimet dhe gjatë ditës së sotme pritet të njihen me akuzat edhe të pandehurit e tjerë. Nga hetimet, të cilat janë mbështetur nga dokumentet dhe dëshmitë, ka rezultuar se disa muaj më parë, ish-kreu i AKKP-së, Tunxh Vatnikaj, ka urdhëruar disa punonjës të hartojnë një plan për kompensimin e familjes Shijaku me prona në bregdet. Në kohë rekord, punonjësit kanë hartuar dokumentacionin përkatës dhe ia kanë servirur titullarit. Vatnikaj ka firmosur për kthimin e pronave.
Hetimet
Ndërkohë, në "lojë" ka hyrë prokuroria, e cila ka përdorur metoda speciale të hetimit për zbardhjen e veprimeve të AKKP-së. Hetuesit e çështjes janë vënë në lëvizje dhe kanë mundur të zbulojnë negociatat e fshehta të Vatnikajt me një biznesmen të njohur. I gjithë dokumentacioni është hartuar nga një avokat. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, pjesëtarë të familjes Shijaku kanë mohuar në mënyrë kategorike se kërkonin të shpronësoheshin. Ata deklaruan se "kanë shumë prona të trashëguara, por nuk kanë kërkuar asnjëherë që t‘u ktheheshin". Ndërkohë hetuesit e çështjes kanë verifikuar firmën e tyre me firmën që gjendej në dokumentacion. Ka rezultuar se nuk ka qenë firmë e njëjtë. Dyshohet se AKKP-ja ka vendosur që të kthejë një pronë me dokumente të falsifikuara në një sipërfaqe prej 48 hektarësh. Mbivendosja e pronave në vendin e quajtur "Gjiri i Gjeneralit" nuk është i vetmi rast që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se ka filluar procedimi penal për ish-punonjësit e AKKP-së, pasi dyshohet se kanë kthyer një truall prej 12 hektarësh në këtë zonë me dokumente të falsifikuara. Edhe në këtë rast e gjithë "akuza" bie ndaj Tunxh Vatnikajt.
Gjiri i Gjeneralit
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ish-kreu i AKKP-së, Tunxh Vatnikaj, dyshohet se me anë të "falsifikimit të dokumenteve" dhe "shpërdorimit të detyrës" ka vendosur në kundërshtim me ligjet në fuqi për shpërndarjen e tokës dhe kthimit të tyre, duke i kaluar 480 mijë metra katrorë truall të Komunës Synej, Jonuz Shijakut. Kjo sipërfaqe mësohet se ndodhet buzë detit, në një zonë të pastër dhe të pa betonuar.