E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë-Durrës, 1118 familjet që marrin tapitë

Qeveria jep titujt e pronësisë për rreth 1118 objekte në Tiranë dhe Durrës. Në bazë të vendimit të qeverisë për kalimin në pronësi të parcelave ndërtimore, në favor të poseduesve të objekteve informale, do të përfitojnë nga legalizimi ndërtesat nga një deri në tre kate në kryeqytet dhe qytetin bregdetar, Durrës. Në Qarkun e Tiranës janë 672 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 225 mijë m2, që do të kalojnë në pronësi të personave që kanë zënë objekte informale. Për Durrësin janë 510 parcela ndërtimore me sipërfaqe të përgjithshme trualli 193 mijë m2 dhe zonat që do të përfitojnë do të jenë ato të ish-kënetës. Në tabelën e mëposhtme është e përcaktuar edhe planvendosja përkatëse për të gjitha familjet që përfitojnë nga ky vendim i qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi dje me botimin në Fletoren Zyrtare. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale për nënshkrimin e kontratave të shitblerjes.

SHENIM: TE DHENAT SIPAS LISTES EMERORE PER KALIM PRONESIE I GJENI NE PDF NE FAQET 24-25



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›