Kriza, rënie dyshifrore e tregtisë së jashtme
Rënie dyshifrore! Vetëm kjo gjë mund të thuhet mbi statistikat e tregtisë së jashtme të janarit, të publikuara dje nga Instituti i Statistikave. Rënia e volumit të tregtisë së jashtme nuk ndodh pothuajse kurrë, ndërsa rëniet mbi 10 për qind nuk mbahen mend.
Tregtia e jashtme konsiderohet si treguesi i shëndetit të një ekonomie jo vetëm në drejtim të konsumit, por edhe në drejtim të aktivitetit të brendshëm. Të dhënat janë negative në të gjitha drejtimet. Importi i grupit: ushqime, pije dhe duhan, i cili është tregues i drejtpërdrejtë i konsumit të brendshëm në Shqipëri, u ul me 10%. Eksporti i Veshjeve dhe Këpucëve, sektor që ka rëndësi shumë të madhe për ekonominë shqiptare, ra me 4.5 për qind, duke dëshmuar me statistika atë që shumë ekspertë e konsideronin si pasojë e mundshme e krizës botërore, pra rënien e kërkesës në tregjet evropiane për mallrat e prodhuar në Shqipëri.
Situata në tregtinë e jashtme pritet të vijojë të përkeqësohet në muajt në vijim.
Efekti i çmimeve
Një pjesë e konsiderueshme e rënies së volumit të tregtisë së jashtme lidhet me faktin se çmimet e mallrave kanë rënë. Kjo është e vërtetë në rastin e naftës, energjisë elektrike apo mineraleve, por jo në rastin e industrisë së veshjeve dhe këpucëve. Pasojat e rënies së çmimeve janë veçanërisht të rënda për buxhetin e shtetit, i cili pritet të përballet me rënie të konsiderueshme të të ardhurave, ndërsa ka shumë pak hapësira për të reduktuar shpenzimet. Rënia e çmimeve të energjisë konsiderohet pozitive për ekonominë shqiptare, pavarësisht se industria vendëse e nxjerrjes së naftës ka pezulluar planet për investime të mëtejshme dhe është në pritje të rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar.
Rënia e eksporteve
Problemi më i madh i vërejtur në janar lidhet me rënien e eksporteve të veshjeve dhe këpucëve me 4.5% kundrejt janarit 2007, të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e eksporteve kombëtare ndërsa punësojnë rreth 30 mijë vetë, shifër kjo e barabartë me 15% të të punësuarve në kompani private në Shqipëri. Shkaqet e rënies lidhen me kërkesën për këpucë dhe veshje të prodhuara në vendin tonë në Itali. Lajmi i mirë është që rënia e eksporteve shqiptare të manifakturës është "e papërfillshme" në krahasim me rënien e eksporteve të Kinës. Por duke qenë se në këto mallra Shqipëria "eksporton" vetëm krahun e lirë të punës, rënia e eksporteve shoqërohet në të njëjtën masë me ulje të punësimit në këtë industri.
Një shoqatë që përfaqëson industrinë e tekstileve deklaroi pak ditë më parë se hapi i parë që ndërmarrin këto kompani kur hasin në vështirësi është "ulja e kostove përmes shkurtimit të fuqisë punëtore".
Edhe industria minerare duket se është goditur rëndë. Disa kompani thjesht kanë pezulluar aktivitetin, kurse miniera më e rëndësishme e kromit në Shqipëri, zona D, u mbyll zyrtarisht "për shkaqe sigurie".
Rënie konsumi tek ushqimet
Rënia e konsumit të brendshëm në ekonominë shqiptare dallohet nga rënia e fortë e importit në zërin ushqime, pije dhe duhan. Gjatë janarit, importet e këtij zëri ranë me 10 për qind në bazë vjetore. Shqipëria importon përgjithësisht ushqime të gatshme, pra ushqime të përpunuara në rang industrial. Ecuria e importeve të këtij zëri paraqet në shumë kuptime fuqinë blerëse të konsumatorëve.
Pasoja te rritja ekonomike
Volumi i tregtisë së jashtme në rastin e Shqipërisë ka një lidhje të konsiderueshme me rritjen ekonomike. Nga analiza e të dhënave të viteve të shkuara, rritja e volumit të tregtisë së jashtme ka qenë më e madhe sesa rritja ekonomike. Për pasojë, në rast se rënia e volumit të tregtisë do të vijojë gjatë pjesës tjetër të vitit, Shqipëria mund të futet në listën e vendeve me rënie ekonomike për vitin 2009. Deri më sot është aluduar se Shqipëria është një përjashtim në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, për shkak se është edhe vendi më i prapambetur në rajon.