Bizneset ankohen: Bankat po na persekutojnë
Shoqatat që përfaqësojnë grupe të ndryshme biznesi po ankohen gjithnjë e më shumë për ashpërsimin e kushteve të kreditimit nga bankat, si dhe për norma interesi në rritje. Disa sektorë të ekonomisë, si ndërtimi, ndjehen më të persekutuar, kryesisht për shkak se bankat po zbatojnë parimin e "diversifikimit të rrezikut", gjë që i detyron të kreditojnë më pak në këtë sektor. Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregtisë, Dhoma e Tregtisë apo shoqata e material-porositësve, kërkojnë më shumë angazhim nga bankat për të lehtësuar vështirësitë ekonomike.
"Bankat kanë rritur interesat, ndërsa kanë shtrënguar kushtet. Ka kompani që kanë kontrata pune dhe kërkojnë kredi, por hasin në vështirësi", deklaroi Floreta Luli Faber nga Dhoma Shqiptar-Amerikane e Tregtisë. Edhe shoqatat e tjera shprehin të njëjtat shqetësime.
Interesat në rritje
Interesat e kredisë në rritje konfirmohen edhe nga Banka e Shqipërisë. Në raportin e saj për Politikën Monetare, BSH thotë: Kostoja e kredive në monedhë të huaj në dy muajt e fundit nuk duket të ketë ndjekur lehtësimin e kushteve monetare në tregjet ndërkombëtare, duke ruajtur nivelet e muajve të verës. Ruajtja e niveleve relativisht të larta të normës së interesit dhe ngadalësimi i kreditimit në monedhë të huaj shprehin politika të reja të bankave". Sipas Bankës Qendrore, bankat tregtare janë të detyruara të ndërmarrin masa të tilla për shkak të forcimit të rregulloreve të mbikëqyrjes, si dhe për shkak se kanë pak likuiditet në valutë. Bizneset nuk e pëlqejnë kredinë në lekë për shkak të interesit shumë më të lartë të saj dhe pëlqejnë të marrin përsipër rrezikun e kursit të këmbimit. Vetëm gjatë janarit, interesat e kredive në euro dhe dollarë u ulën pak, por shumë më pak nga ulja e tyre në tregun ndërkombëtar. Në krahun tjetër, interesat e kredisë në lekë u rritën, pavarësisht uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.
"Në ndryshim nga pjesa e parë e vitit, në gjashtëmujorin e dytë
vihet re një tendencë për zvogëlimin e portofolit të kredisë, për ndërtimin dhe tregtinë, dhe një rritje e lehtë për industrinë. Rritja e portofolit të kredisë për sektorin e industrisë është ndikuar edhe nga rritja e kreditimit për kompaninë shtetërore KESH", thotë BSH. Kompania e furnizimit me shumicë të vendit me energji elektrike u drejtohet bankave gjithnjë e më shumë për kredi, me qëllim që të shlyejë faturat e importit.
Kreditimi
Individët "non grata" në banka
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kreditë për banesa dhe kreditë konsumatore, të dyja këto produkte që patën njohur rritje të fortë gjatë viteve të fundit, nuk janë më shumë të pëlqyeshme nga bankat. Si pasojë e rritjes së shpejtë të pasigurive të shqiptarëve në punësim, bankat e kanë kufizuar në maksimum kreditimin për blerje shtëpish apo makinash.
Sipas Bankës së Shqipërisë, "zhvillimet e portofolit të kredisë në gjashtëmujorin e dytë të vitit tregojnë rënie të kontributit të kredisë për banesa në rritjet tremujore të kredisë totale,
në ndryshim nga pjesa e parë. Në fund të periudhës, kredia për banesa është rritur në terma vjetorë me 40 për qind, krahasuar me rritjen mesatare prej 63 për qind të tremujorit të parë".
BSH thotë se disa banka që deri dje qenë kreditueset më të mëdha të tregut të banesave, kanë ndaluar kreditimin për shkak të problemeve që kanë pasur në tregjet e bankave mëmë. Nga ana tjetër, kredia për konsum u rrit me vetëm 27% gjatë pjesës së dytë të vitit të kaluar, shumë më pak sesa rritja totale e kredisë.
Parapëlqimi i bankave për të mos kredituar kompani ndërtimi dhe as individë që kërkojnë kredi për shtëpi, ka krijuar një situatë shumë të vështirë në këtë sektor. Sipas të dhënave nga Shoqata e Ndërtimit, mbi 4 mijë apartamente në të gjithë vendin janë të pashitura si pasojë e mungesës së kreditimit. Gjatë viteve të fundit, kreditë hipotekare kanë furnizuar pjesën dërrmuese të shitjeve të banesave.