Krimi në familje, dënohet me 16 vjet burg burri "vrasës"
Gruaja vret burrin, por kërkohet dënimi me 6 vjet burg. Burri vret gruan, gjykata e dënon me 16 vjet burg. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishin parashikuar dy seanca gjyqësore ndaj ekzekutimeve në familje. Fillimisht, prokurori Ervin Karanxha ka kërkuar që gjykata të dënojë Vitore Suçin me 6 vjet heqje lirie, pasi ka vrarë bashkëshortin për shkak të konflikteve. Disa çaste më vonë, gjykatësja Fatmira Hajdari ka dënuar me 16 vjet burg Dan Hutrën, i cili ekzekutoi bashkëshorten e tij dhjetorin e vitit 2007. Të dy të penduar për krimin e bërë.
Gruaja vrau burrin
Pasi ka kaluar nëntë muaj në paraburgim për vrasjen e bashkëshortit të saj, 28-vjeçarja Vitore Suçi ka dëgjuar fjalën e prokurorit, që në konkluzionet e tij i kërkoi gjykatës të kishte parasysh rrethana lehtësuese gjatë dhënies së vendimit. Edhe sipas organit të akuzës, gruaja ishte detyruar ta qëllonte me thikë të shoqin Marash Doda, në kushtet e tronditjes së rëndë dhe të vetëmbrojtjes. Duke bërë një përmbledhje të ngjarjes, Ervin Karanxha i pohoi trupës gjykuese se viktima njihej për veprimet e tij të dhunshme, e madje ai ishte ndarë nga gruaja e parë pikërisht për këtë shkak. Ndërkohë që e motra e Vitore Suçit kishte denoncuar në polici, pasi 40-vjeçari e kishte sulmuar edhe atë me sëpatë dhe e kishte keqtrajtuar. Për këto arsye, prokurori kërkoi 6 vjet heqje lirie, por që gjykata të aplikojë edhe një të tretën e uljes së dënimit. Suçi, e cila ka shfaqur pendesë, por ka përshkruar edhe dhunën e ushtruar ndaj saj përgjatë dy javëve që zgjati martesa, i ka ndjekur konkluzionet e prokurorisë në heshtje të plotë. Në gjyq ndodhej një nga familjarët e të pandehurës. Ai ishte i ati, që ditën e vrasjes ishte po ashtu dëshmitar në krimin në familje.
Burri vrau gruan
Dje, gjyqtarja Fatmira Hajdari ka dënuar me 16 vjet heqje lirie Dan Hutrën, pasi ka vrarë bashkëshorten e tij, Dafina Havalja. Në gjykatë, Hutra deklaroi: "E vrava gruan me thikë pa vetëdije, pasi isha në depresion". Ai është mbrojtur vetëm me "kartën" e çrregullimit psikik. Ndërkohë, në fjalën e tij prokurori i çështjes e cilësoi vrasjen si një krim të kryer me gjakftohtësi dhe me vetëdije të plotë, duke përshkruar trupin e bashkëshortes së vrarë nga ai me detaje. Në dhjetor të vitit 2007, emigranti Hutra, i turbulluar psiqikisht, duke qenë për kohë të gjatë në Greqi, ka marrë thikën dhe e ka qëlluar bashkëshorten e tij 22-vjeçare në zemër. Krimi i pasionit është zbuluar vetëm mëngjesin e së nesërmes. Në vitin 2006, familja Hutra nga Kukësi kishte kërkuar për nuse të djalit vajzën e Abdulla Havaljës. Kjo e fundit kishte pranuar dhe meqë 25-vjeçari ishte emigrant i rregullt në Greqi, dy të rinjtë ishin martuar pa kaluar shumë kohë. Ata kishin nisur jetën bashkëshortore, e bashkë me këtë kishin nisur edhe konfliktet në çift. Herë pas here ata ishin zënë për motive xhelozie, pavarësisht se familjet e tyre mundoheshin që ata të kalonin një jetë të mirë. Prej tetë muajsh të martuar, dy të rinjtë, Dafina Havalja dhe Dan Hutra, kanë vendosur që të jetojnë në një banesë me qira te vendi i quajtur "Fusha e Aviacionit", në rrugën "Stavri Themeli", në Tiranë. Kur çifti i ri ishte zhvendosur në banesën e re, mes tyre kishin nisur debatet. Sherret dëgjoheshin edhe nga fqinjët, të cilët shpesh herë donin të njoftonin policinë për parandalimin e ndonjë krimi të mundshëm. Mësohet se kanë qenë kontradiktat që sollën ekzekutimin e 22-vjeçares. Hutra, me precedentë të mëparshëm penalë për krim në familje, e pranoi fajësinë, duke pretenduar se e kishte vrarë të fejuarën e tij për shkak se ajo i kishte kërkuar të ndaheshin.