E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Ekonomisë zvarrit procedurat

Gjatë shqyrtimit të ankesave, avokati i Prokurimeve ka konstatuar se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka zvarritur apo anuluar disa procedura për dhënie me koncesion të ndërtimit të HEC-eve, për mangësi të organizimit të brendshëm të këtij institucioni. "Bizneset ankohen se shqyrtimi i ofertave për dhënien me koncesion të HEC-eve zvarriten në periudha të gjata kohe, duke krijuar dyshime mbi drejtësinë e vendimeve, por edhe në dëmtim të interesave ekonomikë për kohë", thuhet në raportin e AvP-së, brenda së cilit paraqiten edhe shembuj konkretë të disa HEC-eve në vend.

Edi Spaho:

Nga hetimet tona rezulton se anulimet e tenderëve në disa raste fshehin pas tyre veprime të parregullta të autoriteteve kontraktore, me qëllim vazhdimin e kontratave me subjektet e mëparshme, apo zhvillimin e tenderit pa konkurrim



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›