Vale mjekesh nga Lindja Liria e punesimit dhe efektet e saj pas 1 Majit

Mbi 5000 mjeke polake jane larguar nga vendi ne tri vitet e parat te anetaresimit te Polonise ne BE. Keto ishin kaq shume sa shoqatat e mjekeve ne vitin 2007 dhane alarmin. Oferta joshese bene qe mjeket te vendosin te punojne ne Britanine e Madhe ne Suedi apo ne Zvicer. Shume mjeke polake kane ardhur edhe ne Gjermani. Megjithate ne Gjermani ka pasur kufizime ne tregun e punes per te huajt. Kufizime ka pasur edhe ne Austri. Keto rregulla kufizuese do te shfuqizohen nga 1 maji 2011. Ekspertet polake e konsiderojne si te paargumentuar friken qe kane shprehur disa qarqeve te mjekeve se mund te pritet nje vale e re mjekesh nga Polonia. Vendet e punes ne Gjermani nderkohe preferohen edhe prej mjekeve nga Bullgaria e Rumania vende me te reja anetare te BE-se keto. Por keto dy vende duhet te durojne edhe dy vjet derisa rregullat kufizuese te shfuqizohen edhe per to.
Polonia Nuk do te kete ndryshime te medha
Hapja e tregut gjerman te punes nuk do te shkaktoje vale te re te emigracionit te mjekeve per ne Gjermani parashikon Bogdan Milek kryetar i shoqates se mjekeve polake ne Gjermani Nuk do te ndryshoje asgje sepse nderkohe shume mjeke nga Polonia -une llogaris me mbi 500 syresh -punojne ne Gjermani fillimisht ata qe erdhen ishin gjermane te riatdhesuar si dhe refugjate apo eksperte qe u pranuan me vone ne tregun e Gjermanise.
Pervec kesaj sipas Milek kufizimet qe ekzistonin deri me tani mund te kaperceheshin lehte prej sipermarresve dhe punemarresve. Edhe Ministria polake e Shendetesise nuk parashikon ekzod te mjekeve drejt Gjermanise. Madje mjeket do te kthehen ne atdhe thuhet ne Varshave. Rritja e pagave ne Poloni ka bere efektin e vet ne kete drejtim. Pervec kesaj kriza ekonomike i ka perkeqesuar kushtet per mjeket polake jashte vendit thuhet ne ministri. Kete vleresim e mbeshtesin edhe shoqatat polake te mjekeve - Krahasuar me vitin 2004 ato kane leshuar dhjete here me pak vertetime qe jane te domosdoshme per punesimin jashte vendit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolike
Bullgaria Pritet largim i mjekeve bullgare
Edhe per mjeket bullgare qe kane te deshire te emigrojne anetaresimi ne BE eshte i lidhur me disa lehtesime - ndonese kufizimet per tregun e punes ne BE do te vazhdojne te jene ne fuqi deri ne vitin 2013. Diplomat nga Bullgaria dhe Rumania jane njohur ne BE qysh perpara anetaresimit. Sipas shoqates bullgare te mjekeve vitin e kaluar rreth 500 mjeke jane larguar nga vendi dhe tendenca eshte ne rritje. Vetem ne tremujorin e pare te ketij viti jane leshuar 145 vertetime per punesime jashte vendit. E kjo nuk te befason sepse per te njejten pune mjeket bullgare paguhen dhjete here me shume ne vendet e Evropes Perendimore se sa ne vendin e tyre. Nje mjek me nje specializim te trefishte fiton ne kryeqytetin bullgar rreth 370 euro ne muaj njofton shoqata e mjekeve.
Mjeket nuk duan te largohen vetem per aresye te pagave te uleta por edhe per shkak te infrastruktures se keqe dhe pajisjeve te dobeta neper spitale. Korrupsioni eshte nje tjeter tipar negativ i sistemit bullgar te shendetesise Shume paciente e shohin veten te detyruar qe per sherbime te caktuara dhe per medikamente te paguajne ekstra ndonese kane sigurim shendetesor. Te ndjekesh kurset e specializimit mjekesor ne kushte te tilla nuk eshte aspak motivuese thote Nevjana Dragneva. Ajo nuk eshte e vetmja qe mendon keshtu Shumica as qe duan ti kryejne ne Bullgari studimet per mjekesi sepse kushtet jane vertete te keqija. Portat per ne Evropen Perendimore jane te hapura per aq kohe sa ekziston kjo mundesi shume te rinj kane qene jashte vendit e njohin gjendjen dhe mund te bejne krahasimin. Ndaj jane te shumte studentet qe vendosin te studiojne jashte thote 31 vjecarja.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shume mjeke rumune mund te largohen nga vendi jo vetem per shkak te pagave te ulta
Rumani Emigracioni i mjekeve me i larti
Sistemi shendetesor i Rumanise ka probleme te ngjashme si ne Bullgari. Emigracioni i mjekeve ne Rumani eshte shume me i larte se ne Poloni dhe Bullgari. Qysh pas anetaresimit te vendit ne BE ne vitin 2007 6000 mjeke dhe farmaciste rumune jane larguar nga vendi i tyre. Mijera te tjere kane aplikuar qysh nga viti 2010 per vende pune jashte Rumanise. Gjithashtu Rumania eshte nje nder vendet qe renditet nga fundi ne BE sa u perket numrit te mjekeve ne raport me dendesine e popullsise. Rreth dy mjeke jane pergjegjes per mese 1000 banore. Mesatarja ne BE eshte 33 mjeke per 1000 banore thoteeurodeputetja rumune Oana Antonescu.
Ekzodi i mjekeve eshte nje deshmi per deshtimin e politikes mendon Gheorghe Andrei Dan nga Fakuleti i Mjekesise ne Bukuresht Ne Rumani praktikohet mjekesia si ne fushen e luftes. Nuk ka para per investime dhe teknologji te reja dhe procesi eshte shume me i ngadalshem se ne vendet e tjera. Nga nje mjek i ri sado i shkelqyer qofte ai ne profesion nuk mund te kerkosh qe te behet martir i mjekesise ne Rumani kur ne Evropen Perendimore apo ne SHBA ai ai mund te ushtroje prfoesionin e tij me standardet e shekullit te 21-te.
Veren e 2010 qeveria rumune uli me 25 pagat ne sektorin e sherbimeve publike duke perfshire ketu edhe mjekesine per te rikuperuar buxhetin. Kesisoj pagat gjithesesi te uleta per mjeket u pakesuan edhe me shume. Kjo eshte nje aresye me shume per mjeket qe te emigrojne. Per aq kohe sa kushtet ne sistemin e shendetesise nuk do te ndryshojne mjeket do te emigrojne drejt Evropes Perendimore ne kerkim te kushteve me te mira te punes dhe te vleresimit te punes se tyre.
Autor Blagorodna Grigorova /Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Lindita Arapi