Më thuaj si fle, të të them se cili je
Kalojmë një të tretën e jetës duke fjetur, atëherë pozicionet e gjumit meritojnë më shumë vëmendje. Prandaj dhe çdokush nga ne, ka pozicionin e tij të preferuar. Në shpinë, në anë, apo me duar të kryqëzuara: mënyra se si flemë tregon dhe personalitetin tonë.
Të flesh anash
Në mënyrë të përgjithshme, të flesh anash tregon një kontekst të vënies në diskutim apo të zhvillimit. Po kështu të flesh majtas ose djathtas, nuk ka të njëjtin kuptim. Nëse doni të flini rehat, doni të qëndroni në anën e majtë, një gjë e tillë tregon një shpirt të trazuar nga një ndryshim. Dëshironi të flini në krahë të djathtë? Kjo na tregon për një temperament të fortë, ndonjëherë edhe autoritar apo posesiv.
Fle me kurriz, me këmbë të kryqëzuara
Të flesh në kurriz është një shenjë ekuilibri psiko-dinamik, që mund të jenë kryesisht për vendet e ngrohta në momentin e pushimit të drekës. Kjo mënyrë të fjeturi ndihmon në krijimtarinë intelektuale dhe një efikasitet më të plotë.
Ka dhe mënyrë të tjera se si mbahen këmbët e kryqëzuara. Nëse është këmba e majtë mbi të djathtën do të thotë se personi ka besim tek e ardhmja. Vendosja e këmbës së djathtë mbi të majtën, shpjegohet si një nevojë për t’u siguruar në një kontekst pasigurie.
Fle anash me dorën poshtë faqes
Të flesh me dorën e vendosur në faqen e majtë, ose të djathtë, ka dy kuptime të ndryshme. Dora e vendosur në faqen e majtë simbolizon butësinë gjatë fazës së gjumit dhe shpjegohet si një nevojë për përkujdesje. Dora e vendosur poshtë faqes së djathtë simbolizon guximin, duke treguar një nevojshmëri për të stimuluar këtë cilësi.
Fle në shpinë me duart mbi bark
Të flesh në këtë mënyrë do të thotë se je në një moment të jetës ku ke nevojë për ndryshim. Kjo posturë ka si qëllim të stimulojë motivimin dhe dinamikën e personit.
Fle me shpinë me duar mbi kokë
Kjo posturë ka të bëjë me zbulimin e një ambicjeje për të rënë në sy dhe për të tërhequr vëmendjen. Duart lart tregojnë një liri shprehjeje, dora e majtë simbolizon besimin dhe e djathta aftësinë për të reaguar. Këto dy “përbërës” janë te një person i karakterizuar nga një ambicie e fortë.
Me duar të kryqëzuara mbi kokë
Kjo sjellje është një ritual i pavullnetshëm, që tregon se personi ka një mungesë pjekurie apo kujdesi përballë situatave që i shfaqen gjatë ditës.
Të flesh përmbys
Ky pozicion është shumë i përhapur tek adoleshentët, të cilët janë më të pastabilizuar emocionalisht. Ndërsa te të rriturit, tregon një mungesë afeksioni apo një dëshirë për të fshehur ndjenjën e ndjeshmërisë.
Ndryshimet, pas menopauzës
Në momentin e menopauzës, sistemi i qimeve ndryshon: në sasi, trashësi dhe shpejtësi, rritja e flokëve ulet në të njëjtën mënyrë, qimet rrallohen në të gjitha pjesët e trupit, në sqetulla, krahë e këmbë. Vetullat mbijnë më rrallë dhe nuk janë të shpeshta. Dhe ashtu si flokët, të gjitha qimet fillojnë të zbardhen. Madje qimet dalin në pjesë të ndryshme dhe është e mira që të konsultohet me ndonjë mjek në këto raste.
Ndryshimi në peshë
Kjo është një nga arsyet, që gratë në menopauzë kalojnë një periudhë të vështirë: disa simptoma fizike të shkaktuar nga modifikimet hormonale janë të vështira. Një nga këto është shtimi në peshë, sidomos në pjesën e barkut dhe të këmbëve. Prandaj për të shmangur të gjitha këto probleme, është më e mira që të keni një mënyrë të ekuilibruar të ushqimit.
Tharja e lëkurës
Ashtu si për fytyrën, qelizat e trupit fillojnë të modifikohet. Kjo gjë sjell një brishtësi të lëkurës: në trup, lëkura bëhet më e ndjeshme, por bëhet edhe më e thatë. Por ky ndryshim nuk përjetohet natyrshëm. Prandaj është mirë që të përdorni qumësht ushqyes, për t’i dhënë lëkurës sa më shumë elementë që mund ta mbrojnë. Prandaj duhet ta hidratoni lëkurën në mëngjes dhe mbrëmje, pasi jeni larë dhe lëkura juaj do të jetë më e butë.
Problemet me këmbët
Shtimi në peshë, jeta sedentare, dehidratimi i përgjithshëm i organizmit sjell problemet me kavilien, duke u shkaktuar vështirësi në lëvizje gjatë periudhës pas menopauzës. Prandaj duhet të shmangni qëndrimin në një pozicion, qoftë në këmbë apo ulur. Në mbrëmje, përpiquni t’i mbani këmbët lart, po kështu mund të përdorni kremra që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, madje të bëni dhe masazhe te këmbët dhe te gjunjët.