E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khedira mahnitet nga Real Madridi

Nga Express më 15 janar 2011 në ora 11:19

Sami Khedira është i befasuar nga shpirti i ekipit në Real Madrid. Mesfushori i Kombëtares gjermane ka pranuar se kurrë më parë nuk ka përjetuar një ‘bashkim’ ekipor si në Santiago Bernabeu.

Khedira iu bashkua Real Madridit gjatë verës së vitit të kaluar nga Stuttgarti, pasi kishte zgjuar interesim me paraqitjet e tij të mira në Kampionatin botëror 2010.

“Jemi më të bashkuar se kur isha në Gjermani. Jam i befasuar nga ndejat private, që më kanë bërë të mendoj nëse janë normale. Ne shpeshherë takohemi për të ngrënë. Gago dhe Marcelo na kanë ftuar njëherë. Shumica e futbollistëve banojnë jashtë qytetit, andaj ne shkojmë atje dhe shtrojmë skarën në oborr. Grumbullohemi kohë pas kohe e po ashtu çdo gjashtë ose tetë javë kemi një drekë të ekipit. Aty përfshihet i gjithë klubi, së bashku me shoferin e autobusit dhe pastrueset”, tha Khedira për mediet spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›