E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kritikonKosovën për zgjedhjet

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka bërë thirrje dhe një herë që autoritetet e Kosovës t'i adresojnë të gjitha akuzat për manipulim të zgjedhjeve dhe t'i vazhdojnë procedurat në procesin zgjedhor që nuk ka përfunduar ende.

Natasha Batler, zëdhënëse e komisionarit evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, tha se Komisioni Evropian i merr seriozisht akuzat për parregullsi në zgjedhje dhe shpreh shqetësim për raporte të tilla.

Batler ka shtuar se çështja e zgjedhjeve, organizimi i tyre dhe parregullsitë që kanë ndodhur do të zënë vend në raportin e progresit për Kosovën, që e publikon çdo vit BE.

Ndërkohë, zyrtarët e BE-së pohojnë se disa shtete vazhdojnë të kenë rezerva për nisjen e dialogut mes Kosovës dhe BE-së për liberalizimin e vizave.
Diplomatët druajnë se parregullsitë e fundit në zgjedhje do ta zbehin dhe më shumë imazhin e Kosovës dhe do të jetë edhe më e vështirë që t'i bindin ministritë e brendshme të vendeve anëtare për të nisur dialogun e vizave.

(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›