E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohen trezyrtarë të EULEX-itnë veri

MITROVICE- Tre persona, zyrtarë policorë të EULEX-it bëhet e ditur se janë sulmuar fizikisht nga një grup i personave të paidentifikuar në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës ka njoftuar se “rasti është raportuar rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, në rrugën ‘Mbreti Petër’ në veri”.

“Pas kontaktit me prokurorin publik të Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, rasti është kualifikuar si vepër penale - rrezikim i personave në mbrojtje ndërkombëtare. Hetimet do të ndiqen nga hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›