E Shtunë, 31 Tetor 2026

"ALBtelecom Ekstra" vjen me dy superoferta

Kompania më e madhe e telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit në Shqipëri, "ALBtelecom", sjell surprizën e radhës duke hedhur në treg dy superoferta të reja, me anë të paketës "ekstra". Duke aplikuar nga data 19 deri më 29 Tetor për një numër të ri fiks, kushdo mund të përfitojë tarifën e instalimit, si edhe një muaj bisedë telefonike FALAS brenda rrjetit "ALBtelecom". Superofertë për internetin: instalimi, modemi dhe dy muaj internet falas. Kompania, përmes ofertave gjithashtu ofron mundësinë më të mirë në treg për të pasur shërbimin e internetit me ADSL. Duke filluar nga 999 lekë në muaj klientët e "ALBtelecom" mund të shijojnë cilësinë e lartë të internetit. Nga data 19 deri më 29 Tetor, kompania ofron tarifën e instalimit, modemin dhe dy muaj internet falas. Çmimet e paketave të shërbimit të ADSL janë ulur deri në 40 për qind, ndërsa është dyfishuar shpejtësia për paketat e tjera. "Ulja e çmimeve dhe ofrimi i paketave ekonomike të telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit me ADSL është shoqëruar me rritje të vazhdueshme të cilësisë, sigurisë dhe shpejtësisë, me qëllimin e vetëm plotësimin e pritshmërie", thekson kompania e telefonisë fikse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›