E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Printec Albania" feston 5-vjetorin

Përvjetori i pestë i "Printec Albania" ju bën të shihni botën e Automatizimit të Transaksioneve të ditëve tona. Kjo është motoja që shoqëroi ceremoninë e festimit, zhvilluar dje në Tiranë nga kompania "Printec Group", e njohur për angazhimin e madh në ofrimin e zgjidhjeve të automatizuara të besueshme për klientët. Deri në mesditë, u zhvillua një konferencë, ku të pranishmit u njohën me produktet dhe shërbimet e kompanisë. Aktiviteti tërhoqi vëmendjen e vendimmarrësve, menaxherëve të nivelit të lartë dhe specialistëve të IT nga bankat lokale e rajonale, si edhe institucionet financiare. Gjatë ceremonisë, drejtues të "Printec Group" dhe partnerëve të tij, NCR, "Talaris", "VeriFone", Oberthur etj., prezantuan këndvështrimet e tyre për të ardhmen. "Kjo ceremoni konfirmon rëndësinë strategjike të ‘Printec Albania‘ brenda grupit", tha Panos Halkias, drejtori i Grupit, Divizioni i Automatizimit të Transaksioneve. "Tregu i transaksioneve elektronike po ndryshon me shpejtësi dhe sfida e përmbushjes së kërkesave të klientëve dhe tregut, në realitetin e ri financiar që sa vjen e bëhet më e madhe", tha Adrian Shehu, menaxheri i "Printec Albania".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›