E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia e gjerë fiskale, e nevojshme

Adrian Civici, pjesë e grupit të punës

Në momentin në të cilin ndodhet ekonomia dhe financat shqiptare, amnistia e plotë fiskale do të ishte një “oksigjen” i mirë në shumë drejtime. Rekomandimin e jep njëri nga anëtarët e grupit të punës për hartimin e amnistisë fiskale. “Një amnisti fiskale është një reformë shumë e rëndësishme që duhet bërë në momentin e duhur dhe me efektet e duhura për gjithë ekonominë dhe shoqërinë. Në rastin tonë është një domosdoshmëri urgjente, aq më tepër në momentin aktual, kur duket se ka një konsensus të gjerë të aktorëve të politikës, biznesit dhe shoqërisë civile për ta pranuar atë”, thotë Civici. Sipas tij, amnistia fiskale në Shqipëri duhet të jetë sa më e plotë dhe e gjerë, që të përfshijë kapitalin, detyrimet dhe asetet. “Ndoshta mund të përfitojmë pak në legalizim dhe ‘zbardhje’ kapitalesh apo ardhje nga jashtë të tyre, por besoj se do kemi efekte mjaft pozitive si për amnistinë e shumë kategorive detyrimesh fiskale, të cilat do ta lehtësonin mjaft biznesin në këto momente të vështira, ashtu edhe për legalizimin e aseteve të cilat do të futeshin menjëherë në qarkullimin ekonomik e financiar, duke stimuluar rritjen ekonomike”, nënvizon eksperti.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›