Nuk është momenti i duhur me stadin ku jemi
Për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, vënia në zbatim e amnistisë fiskale nuk do të sillte asgjë tjetër veçse rritje të ekonomisë informate. “Për stadin ku ndodhet sot ekonomia, me këtë nivel korrupsioni, kriminaliteti etj., nuk do të ishte e këshillueshme zbatimi i amnistisë fiskale”, tha eksperti i njohur i ekonomisë. Ai ka sqaruar pozicionin e tij lidhur me projektin e lançuar disa vite më parë nga ish-presidenti Rexhep Mejdani për zbatimin e amnistisë. “Amnistia fiskale kërkon rregulla të forta dhe shtet ligjor, si dhe konsensus me institucionet ndërkombëtare, si FMN apo BB”, tha ish-guvernatori, që aktualisht mban postin e kryetarit të Këshillit Ekonomik në Partinë Socialiste. Në fakt, opozita nuk ka matur qëndrime tërësisht pro amnistisë, duke e cilësuar si mjet të dështuar të qeverisë për të arritur artificialisht të ardhurat në “buxhetin e krizës”.
#