E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALBtelekom: Tarifat më të lira se të Rajonit

SHKRUAN: Blerina Hoxha 21-01-2011 11:57

Kompania e telefonisë fikse njoftoi dje se, për rregullimin e tarifave të ALBtelecom, nga ana e AKEP është marrë konsulenca e një kompanie ndërkombëtare. AKEP, në vitin 2008, nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë polake, “Price Ëaterhouse Coopers”. Sipas raportit të hartuar nga kjo kompani, bazuar në Modelin Ndërkombëtar të Kostove, çmimet fikse mujore të aplikuara nga ALBtelecom kanë rezultuar nën kosto. Tarifa Fikse Mujore, e aplikuar aktualisht nga ALBtelecom, është 44 % më e ulët se mesatarja e vendeve të rajonit dhe 74% më e ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Kjo situatë ilustrohet edhe nga një studim i përgatitur nga “Cullen international”, me financimin e Komisionit Europian dhe i publikuar në muajin dhjetor 2010, të cilit i referohen edhe institucionet rregullatore të rajonit. Nga ana tjetër, Autoriteti Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Institucioni Rregullator), ka hapur për një “diskutim publik” dhe në kontekst duke e gjetur si të drejtë, ka marrë vendimin për rritjen e Tarifës Fikse Mujore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›