E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo- Kompanive celulare: Ulni çmimet për konsumatorët e shërbimeve tuaja

SHKRUAN: Sabina Veizaj 21-01-2011 11:44

Ulni tarifat për qytetarët, përpara se kjo të vendoset me vendim qeverie. Ka qenë kjo kërkesa e drejtpërdrejtë, që ministri për Inovacionin e Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, u ka bërë dje në një takim drejtorëve të kompanive të telefonisë së lëvizshme AMC, Vodafone, Eagle dhe Plus. Takimi ka pasur si qëllim diskutimin mbi vëzhgimin e tregut të telefonisë së lëvizshme, të realizuar nga një kompani britanike, me porosi të AKEP-it. Studimi në fjalë tregon për marzhe fitimi tepër të larta dhe rekomandon uljen e tarifave të shumicës. Ministri Pollo u kërkoi drejtorëve të kompanive, se pas vendimit të AKEP-it, në shkurt 2011, do të pritej që kjo ulje e tarifave të reflektohej edhe te çmimet e përdoruesit. Ministri Pollo, pak kohë më parë, menjëherë pas deklarimit të kryeministrit Berisha, se Bankat e Nivelit të Dytë dhe kompanitë celulare kanë tarifa të çmenduar për shërbimet ndaj konsumatorëve, ai akuzoi këto kompani se kanë 10 vjet që vjedhin qytetarët shqiptarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›