ALUIZNI, 63 pallatet pa leje që legalizohen
Agjencia e Legalizimeve ka publikuar emrat e 63 kompanive të ndërtimit që kanë paguar detyrimet financiare për 63 pallate të ndërtuara nga ana e tyre. Kështu, familjet që jetojnë në këto pallate pa leje do të përfitojnë hipotekën e shtëpive pa paguar taksë legalizimi. Këto 63 pallate nuk janë shtesa individuale për të cilat paguhet me vlerë tregu, por pallate të ndërtuara nga firma ndërtimi të cilat nuk janë të hipotekuara. Pronarët e këtyre pallateve kanë derdhur në shtet të gjitha detyrimet që kërkon ligji. Sipas ligjit, e vetmja përgjegjësi e qytetarit është që të shkojë në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për ta regjistruar atë. Lista e djeshme përmban disa pallate në zonat me të preferuara të kryeqytetit si në rrugën “Sami Frashri”, “Komuna e Parisit”, Në rrugën “Don Bosko”, “Hoxha Tahsim”, “Mihal Grameno”, “Kajo Karafili”, “Qemal Stafa”, “Zef Jubani” apo “Rruga e Elbasanit”. Detyrimi që ndërtuesit kanë paguar ndaj shtetit për shtesat pa leje është përcaktuar me formulën e përcaktuar nga Shoqata e Ndërtuesve me Drejtorinë e Tatimeve, për zona të ndryshme të Tiranës dhe për zona të ndryshme të Shqipërisë. Përcaktohet 4 për qind për banesat, 10 për qind për banesat sociale, nëse ka ndryshim destinacioni, 20 për qind.
Legalizimet
Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një nen të ligjit të legalizimeve që ka të bëjë me kompetencat e pushtetit lokal, ALUZINI po vazhdon punën. ALUZINI pritet të miratojë në ditët në vijim 4 600 ndërtime pa leje të cilat do të përfitojnë tapinë e legalizimit. Gazeta publikon sot zonat ku janë këto ndërtime në të gjithë vendin. Brenda kësaj jave do të publikohen edhe emrat e kryefamiljarëve të këtyre 4 600 ndërtimeve pa leje. Në bazë të verifikimeve, ka përfunduar dokumentacioni tekniko-ligjor për 200 mijë ndërtime pa leje në të gjithë vendin. Mbeten për t’u verifikuar më tej 150 mijë ndërtime të tjera. Legalizimet do të prekin edhe qytetet e Vlorës, Elbasanit, Shkodrës, Lezhës etj. Shlyerja e tarifës së shërbimit për legalizim do të bëhet brenda 30 ditëve nga pajisja me formularin e pagesës së tarifës së shërbimit, proces, i cili kryhet pas publikimit të listave emërore të subjekteve, ndërtimet e të cilave janë kualifikuar për legalizim.
Tarifat
Nëpërmjet bankës do të paguhen të gjitha shumat që kërkon ligji për legalizimin e objekteve pa leje. Në ligjin për legalizimet janë përcaktuar edhe çmimet përkatëse, të cilat variojnë nga 100 mijë deri në 400 mijë lekë të reja. Këto çmime konsiderohen sociale. Ligji ka përcaktuar edhe çmimet e përfundimit të këtij procesi, sipas sipërfaqes dhe zonave informale përkatëse. Për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha, çmimi për një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë shkon deri në 100 mijë lekë. Ndërkohë, për sipërfaqe deri në 500 metra katrorë shuma që duhet paguar është 400 mijë lekë të reja. Për parcela ndërtimore brenda vijave të verdha, çmimi për një sipërfaqe toke deri në 100 metra katrorë varion deri në 200 mijë lekë, ndërsa deri në 300 metra katrorë është 400 mijë lekë të reja. Në lidhje me shtesat, çmimi për sipërfaqe deri në 50 metra katrorë është 100 mijë lekë të reja dhe maksimalja për 100 metra, është 400 mijë lekë të reja. Njëkohësisht, do të ketë disa taksa të tjera, si ajo e ndikimit në infrastrukturë apo tarifat e tjera për formularët e legalizimit. Qeveria ka miratuar edhe tarifat shtesë që do të vendosen për legalizimin. Qytetarët do të paguajnë vetëm nga 4 mijë lekë të reja për të gjithë dokumentacionin dhe kjo është tarifa që do të paguajë qytetari për shërbimin. Aktualisht, numërohen mbi 200 mijë ndërtime informale të deklaruara, të cilat kanë gati dokumentacionin tekniko-ligjor, nga të cilat rreth 80 mijë janë ndërtuar mbi truallin e personave të tretë, të cilët do të përfitojnë dëmshpërblim. Hartimi i kësaj liste, që parashikohet të jetë rreth 80 mijë ish-pronarë, do të kalojë në Këshillin e Ministrave.