“Ligji një farsë, votë kundër”
17/12/2008 LSI për dosjet
Lëvizja Socialiste për Integrim u shpreh dje kundër miratimit të draftit të propozuar për procesin e hapjes së dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Gjatë një konference për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, theksoi se “e gjithë kjo iniciativë e fundit, abortive, për të ashtuquajturin ‘ligjin e dosjeve’ apo ‘të spiunëve’, të pagëzuar në mënyrë gjithfarësh, ka qenë konsideruar nga ne një farsë e radhës për të krijuar një fokus vëmendjeje të re politike për opinionin publik, një vëmendje dhe një fokus i paqenë. Duke qenë një farsë, ajo nuk do ta meritonte votën tonë, sepse ne nuk votojmë farsë”, - tha Vasili. Në këtë mënyrë, LSI-ja i është bashkuar qëndrimit të dy partive të tjera opozitare: PS-së dhe PSD-së, si dhe demokristianëve të drejtuar nga Nard Ndoka. Katër partitë parlamentare në argumentet e tyre kundër miratimit të draftit e kanë cilësuar ligjin si antikushtetues dhe që ndërmerret për interesa të ngushta të mazhorancës. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që në rast miratimi të ligjit nga Kuvendi ai të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që e kontestojnë.