Berisha: Pastrimi i parave është një autostradë e krimit
17/12/2008 Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar angazhim maksimal në luftën kundër pastrimit të parave. Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave kreu i qeverisë e ka cilësuar pastrimin e parave një fenomen tejet të rrezikshëm, një autostradë të krimit. Ai ka nënvizuar faktin se krimi nuk luftohet me sukses pa një luftë të vendosur ndaj pastrimit të parave. “Për luftën kundër krimit të organizuar dhe ndaj fenomenit të pastrimit të parave duhet adoptuar toleranca zero”, - deklaroi Kryeministri Berisha. Në këtë takim kanë marrë pjesë ministra të qeverisë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, kryeprokurorja Ina Rama, drejtues të institucioneve anëtare në Komitetin Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave etj. Në këtë mbledhjeje çdo institucion raportoi mbi masat e marra në zbatim të Programit Kombëtar “Për kontrollin e lëvizjes së monedhës cash në Republikën e Shqipërisë”. Gjithashtu u diskutua mbi bashkërendimin ndërinstitucional në luftën kundër pastrimit të parave si dhe në mundësinë e ndërhyrjes në bazat e të dhënave të organeve shtetërore dhe regjistrat publikë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në kuadër të programeve të binjakëzimit.