Partia Socialiste nuk lëshon pe për Kodin
17/12/2008 Komisioni për Reformën Zgjedhore mori në dorëzim amendamentet e LSI. Xhafaj kundër
“Mazhoranca të mos krijojë vonesa siç u veprua me dekretin e rishqyrtimit”
Pak minuta pas depozitimit pranë Komisionit për Reformën Zgjedhore nga Lëvizja Socialiste për Integrim të amendimeve për përfshirjen e saj në administrimin e procesit zgjedhor, PS-ja deklaron se nuk do ta marrë parasysh këtë kërkesë. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni Fatmir Xhafa në një prononcim për mediet insistoi në përcaktimin e Rregullores së Kuvendit lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës. Ai kujtoi se Komisioni për Reformën Zgjedhore do të diskutojë vetëm nenet e kontestuara nga Presidenti i Republikës, duke nënkuptuar se komisioni nuk do të marrë në shqyrtim asnjë propozim plus. Duke kritikuar vendimin e Presidentit të Republikës për të kthyer në Kuvend ligjin e ri të zgjedhjeve, gjë që sipas Xhafës cenon integritetin e procesit zgjedhor, ai kërkoi që të paktën mazhoranca të mos vepronte në këtë mënyrë.
Amendamentet
Lëvizja Socialiste për Integrim përmes anëtarit Spartak Braho i dorëzoi Komisionit për Reformën Zgjedhore amendamentet që synojnë përfshirjen e saj në komisionet zgjedhore të të gjitha niveleve, si dhe një propozim për unifikimin e formulës së ndarjes së mandateve mes koalicioneve dhe brenda koalicionit. “Propozuam që zgjedhja e anëtarëve të komisioneve, duke filluar që nga KQZ-ja e deri te grupet e numërimit, për sa i takon propozimeve që vijnë nga e majta, të përfaqësohen 1 nga PS-ja, 1 nga PSD-ja dhe 1 nga LSI-ja. Gjithashtu ne bëmë një propozim për unifikimin e ndarjes së mandatit mes koalicioneve dhe brenda tyre”, - ka sqaruar Braho. Për këto propozime socialisti Xhafaj tha se Komisioni i Ligjeve do të përqendrohet vetëm në dy nenet që janë kritikuar nga Presidenti i Republikës dhe nuk do të rishikojë asnjë nga kërkesat e partive të vogla.
Kërkesa
Selia rozë deklaroi dje përmes sekretarit për çështjet zgjedhore Xhafaj se kthimi i Kodit të ri Zgjedhor nga kreu i shtetit për rishqyrtim nga Kuvendi i Shqipërisë është me pasoja të rënda për procesin zgjedhor dhe se arsyetimi i Presidentit Topi për nenet është i gabuar nga ana juridike. “Kthimi i Kodit sjell pasoja të rënda në procesin zgjedhor si dhe në integritetin e tij. Procedurat që pasojnë detyrimisht do të vonojnë procesin e riformatimit të KQZ-së dhe vënien në punë të saj. Gjithashtu vonesa do të ketë në hartimin e listës së zgjedhësve”, - tha ai. Me qëllim realizimin e të gjitha etapave për një proces të rregullt zgjedhor, ai i kërkoi mazhorancës të mos e zvarrisë këtë çështje. “Unë shpresoj dhe besoj se mazhoranca do të reflektojë seriozisht që ajo që ndodhi me dekretin, me kthimin e Kodit të mos vazhdojë tani me Kuvendin e Shqipërisë”, - përfundoi socialisti Xhafaj.
Fatmir Xhafa
“Dekreti i presidentit nuk është tjetër veçse një pretekst i tij, duke shfrytëzuar të drejtën e vetos për ta kthyer ligjin, i cili pa dyshim solli një pasojë shumë të madhe. Ka luajtur një rol negativ, sepse ka futur gjithë procesin në një ngërç të madh, duke krijuar mjaft probleme. Gjithashtu dua të them se mënyra si po e trajton mazhoranca dhe personalisht zoti Berisha gjithë këtë proces vazhdon të krijojë probleme serioze në proces.”
Spartak Braho
“Propozuam që numri i votave të vlefshme të secilës parti të pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm të quajtur ‘pjesëtues’, duke filluar me numrin 1 e duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishit të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Në rast se herësi që përfitohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.”
Rregullorja
“Kur Presidenti i Republikës rikthen ligjin për rishqyrtim në Kuvend, Kryetari i Kuvendit e kalon menjëherë atë për shqyrtim në komisionin përgjegjës që e ka shqyrtuar fillimisht. Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës dhe brenda 8 javëve nga data e fillimit të shqyrtimit paraqet raportin e tij. Ky raport përmban mendimin e komisionit dhe, sipas rastit, edhe propozime për nene të veçanta të ligjit.”