Dosjet, në sitë edhe Presidiumi i Kuvendit Popullor
Edhe pse kanë vdekur, emrat e tyre do t’i rikujtojnë shoqërisë demokratike, ku jetojmë sot, kohën e diktaturës komuniste dhe egërsinë me të cilën ajo mbijetoi duke përndjekur e dënuar qytetarë të pafajshëm. Ish-anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor do të jenë pjesë e listës së zyrtarëve të lartë komunistë që do të bëhen pjesë e lustracionit në ligjin e ri për pastërtinë e figurave. Në këtë listë bën pjesë dhe babai i kreut aktual të partisë më të madhe të opozitës, Edi Rama. Komisioni i Ligjeve miratoi dje dy amendamente në projektligjin e “Pastërtisë së figurave”, duke i vendosur disa zyrtarë të kohës komuniste në listën e verifikimit. Deputetët e mazhorancës, pa praninë e opozitës, vendosën që drejtuesit e medias publike, anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe drejtuesit e degës së Punëve të Brendshme në rrethe do të verifikohen nga komisioni i posaçëm. Sipas amendimeve të reja, Komisioni i Verifikimit të Figurave do të verifikojë çdo drejtues në Radiotelevizionin Shqiptar, në Këshillin Drejtues të RTSH-së, nëndrejtorët dhe funksionarët e lartë të këtij institucioni. Në verifikim do të përfshihen edhe drejtuesit e Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Ky amendim u propozua nga deputetët e Komisionet të Medias, me në krye deputetin Nikollë Lesi. Pjesa e dytë e amendimit prek disa zyrtarë të kohës komuniste të cilët nuk do të mund të bëhen pjesë e jetës publike shtetërore. Sipas ligjit, anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor nuk mund të jenë pjesë e politikës apo jetës shtetërore. Pavarësisht se këta zyrtarë aktualisht nuk janë gjallë, si Haxhi Lleshi, Shefqet Peçi, Siat Tozaj apo i ati i kreut të opozitës, Kristaq Rama, vlera e këtij amendimi prek anën morale, për të treguar se zyrtarët e këtij niveli kanë qenë pjesë e monoklaturës dhe krimit komunist. Nuk bëhet fjalë për deputetët e Kuvendit Popullor gjatë periudhës komuniste por vetën anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, që ishte Kryesia e Kuvendit të asaj kohe. Deputetët e periudhës komuniste mund të jenë pjesë e jetës publike ende sot. Me amendimet e djeshme të projektligjit të dosjeve, mazhoranca ka mbyllur edhe pjesën e ndryshimeve të mëtejshme në këtë ligj. Tashmë mundësia e fundit e opozitës për të bërë ndonjë ndryshim në këtë ligj do të jetë dita e hënë, kur do të votohet në Kuvend. Ndërkaq, dje në Komisionin e Ligjeve ra një amendim tjetër i deputetëve demokratë, ai i deputetes Arenca Trashani. Deputetja Trashani kërkoi që çdo persekutor, që zbulohet si i tillë nga Komisioni i Verifikimit të Figurave, të ndiqet penalisht. Por një gjë e tillë u përjashtua nga deputetët, pasi sipas tyre, një gjë e tillë nuk është aplikuar në asnjë ligj lustracioni në Evropën Lindore. Sipas projektligjit, çdo viktimë e sistemit të kaluar apo ish-i përndjekur mund të bëjë kërkesë për t’u njohur me gjithë aktivitetin që ka bërë Sigurimi ndaj tij. Nga ana tjetër, ligji nuk lejon që viktimat të marrin vesh emrat e bashkëpunëtorëve, atyre që kanë dëshmuar, dëshmitarëve të rremë apo operatorëve të ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Posaçëm, i cili do të verifikojë të gjithë zyrtarët, do të votohet nga Kuvendi me dy anëtarë të propozuar nga mazhoranca, dy nga opozita dhe kryetari me konsensus, do të verifikojë të gjithë zyrtarët në postet e përmendura nga ligji. Në rast se ndonjëri prej tyre ka qenë pjesë e sistemit komunist në një nga pozicionet e përcaktuara nga ligji, atëherë çdo zyrtar detyrohet të japë dorëheqjen. Anëtarët e Autoritetit do të votohen të gjithë nga Kuvendi dhe në rast se opozita nuk pranon të japë dy propozimet e saj për anëtarë, atëherë Kuvendi do të miratojë dy figura nga shoqëria civile. Opozita nuk mund të bllokojë procesin, duke mos dashur të japë emrat e vet. Sipas draftit të miratuar, shqyrtuar nga Kuvendi, zyrtarët që do të shqyrtohen janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme si: Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë si dhe të zgjedhurit nga Kuvendi.
Kodi Zgjedhor, Xhafaj: Do shqyrtohet vetëm preteksti i Presidentit
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore u mblodh dje për të shqyrtuar kthimin e Kodit Zgjedhor që i bëri Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Bashkëkryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, tha se komisioni do të shqyrtojë vetëm pretendimin e Presidentit Topi, të cilin ai e cilësoi si pretekst, duke mbyllur kështu të gjitha shpresat e LSI-së për ndryshime të tjera në Kod. Xhafaj tha që në fillim të fjalës së tij se objekti i punës së komisioni është i kufizuar dhe ligjërisht nuk bën dot ndryshime të tjera. “Komisioni u ringrit mbi bazën e vendimit të miratuar dje në seancën plenare. Natyrisht që objekti i punës së këtij komisioni është shumë i kufizuar, gjë e përcaktuar edhe në vendimin përkatës të Kuvendit, që detyra e tij është vetëm të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës. Rregullorja e Kuvendit dhe vendimi i saktë i miratuar nga Kuvendi i jep komisionit një objekt shumë të kufizuar, të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës, kjo për sa i takon aspektit si bashkëkryetar i këtij komisioni”, - tha Xhafaj. Ai tha më tej se dekreti i Presidenti ka krijuar probleme, që sipas tij, u bë vetëm me një pretekst. “Dekreti i Presidentit nuk është gjë tjetër veçse një pretekst i tij, duke shfrytëzuar të drejtën e vetos për ta kthyer ligjin, i cili pa dyshim solli sot një pasojë shumë të madhe. Sot kemi një situatë tjetër, nuk jemi më në kushte që të flasim që Kodi Zgjedhor është në kohën e mundshme optimale për procesin elektoral, përkundrazi, mendoj që në këtë aspekt kthimi që iu bë Kodit Zgjedhor, ka luajtur një rol negativ, për shkak sepse ka futur gjithë procesin në një ngërç të madh, gjë që ka krijuar mjaft probleme”, - tha Xhafaj. Ai kërkoi që të vazhdonte puna me për shkak se me kthimin e Kodit duhet të ketë disa ndryshime procedurale tepër të domosdoshme për një proces normal. “Nëse vazhdohet kështu, më duhet të them që vihet në pikëpyetje integriteti i procesit elektoral, një sërë elementesh siç janë ngritja e formatimi i KQZ-së. Të mos harrojmë që nëse zgjatet ky proces, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkon në sesionin tjetër dhe kalimi i thirrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në sesionin tjetër do të thotë vonesë në nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse të cilat minimalisht në një kohë 6 muaj përpara duhet të ishin gati. Krijohen probleme me nxjerrjen e akteve nënligjore që detyrohet qeveria nga ky Kod Zgjedhor për kartat e identitetit, krijohen probleme për listat e zgjedhësve dhe një sërë problemesh të tjera të cilat siç thashë, vënë në pikëpyetje integritetin e procesit”, - përfundoi Xhafaj.