E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi firmos buxhetin 2009

17/12/2008  Dekretimi

Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi dje buxhetin e vitit të ardhshëm 2009. Ai u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e 27 nëntorit pas kontestimeve të opozitës. Në shifra buxheti për vitin 2009 shënon të ardhura 334 819 milionë lekë; shpenzime 384 830 milionë lekë; deficit 50 011 milionë lekë. Buxheti i vitit 2009 përbëhet nga Buxheti i Shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale. Buxheti i Shtetit për vitin 2009 është: të ardhurat 257 370 milionë lekë, shpenzimet 307 381 milionë lekë dhe deficiti 50 011 lekë. Ndërsa opozita votoi kundër, pasi qeveria nuk mori parasysh asnjë nga propozimet e saj për këtë buxhet. Po ashtu, gjatë diskutimeve deputetë të PS-së nuk morën përgjigje institucionale nga Kryeministri Berisha lidhur me identifikimin e fondeve përkatëse për importet e energjisë, si dhe pajisjen e qytetarëve me karta identiteti të shtetasve shqiptarë për zgjedhjet 2009. Buxheti pas propozimeve të institucioneve, parashikoi shtesa për disa prej tyre, si: ministria e Bujqësisë me 460 milionë lekë, Kuvendi me 94 milionë lekë; KLSH me 20 milionë lekë; etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›