ALUIZNI: Grafiku i shpërndarjes së 4500 lejeve të legalizuara
Pas hapjes së etapës së shpërndarjes së lejeve të legalizimit, në takimin e organizuar javën e kaluar në prani të Kryeministrit Berisha, ALUIZNI do të vijojë punën për shpërndarjen masive të lejeve të legalizimit, për të gjitha ato objekte informale për të cilat është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor, në të gjithë territorin e vendit. Aktualisht, në mbarë vendin, janë në proces përpunimi 134341 dosje objektesh informale, ndërkohë që ka përfunduar përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet të legalizohen afro 12297 objekte informale, të cilat gjenden në fazën përfundimtare të likuidimit të detyrimeve financiare nga qytetarët. Deri në këtë moment, ALUIZNI ka mbyllur plotësimin e dosjeve dhe ka gati për pajisje me leje legalizimi 4504 objekte, për të cilat qytetarët kanë shlyer detyrimet financiare. Legalizimi i këtyre pasurive informale do të pasohet nga procesi i regjistrimit të tyre në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në funksion të përfshirjes së tyre në sistemin kombëtar të regjistrimit dhe pajisjes me tituj pronësie, brenda afateve të parashikuara në kuadrin ligjor.
Miratimi i kalendarit të aktiviteteve për shpërndarjen e lejeve të legalizimit paraprihet nga një program i hollësishëm masash për organizimin e aktiviteteve me këtë tematikë, në çdo qark të vendit, duke filluar nga dita e nesërme (datë 11 mars) deri në fund të javës së parë të muajit prill. Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t kanë plotësuar dokumentacionin e dosjeve të legalizimit për çdo objekt informal, si dhe kanë njoftuar qytetarët për shpërndarjen e lejeve të legalizimit sipas afateve të fiksuara në këtë kalendar.
Brenda kësaj jave, do të organizohet një ceremoni për legalizimin e një numri të konsiderueshëm pallatesh me shtesa informale, në kryeqytet (rreth 6620 apartamente, lokale dhe garazhe).
ALUIZNI do të publikojë në vazhdimësi, në faqen zyrtare në internet, si dhe në media, informacion të dobishëm për publikun e interesuar për ritmet e procesit të shpërndarjes së lejeve të legalizimit për objektet informale, të dhëna mbi detyrimet financiare të paguara nga qytetarët, ecurinë e regjistrimit të pasurive të legalizuara në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, etj.
Deri në shtator të vitit 2008, ka përfunduar procesi vullnetar i deklarimit të ndërtimeve informale, i cili rezultoi me krijimin e bazës së të dhënave për 270595 objekte informale të vetëdeklaruara.
KALENDARI I AKTIVITETEVE PËR SHPËRNDARJEN E LEJEVE TË LEGALIZIMIT
DT. AKTIVITETIT DITA ORARI QARKU/RRETHI
DT. AKTIVITETIT DITA ORARI QARKU/RRETHI
11. 03.2009 E mërkurë 11:00 Shkodër
12.03.2009 E enjte 11:00 Tiranë
(pallatet me shtesa)
13.03.2009 E premte 11:00 Elbasan
17.03.2009 E martë 11:00 Vlorë
18.03.2009 E mërkurë 11:00 Sarandë
19.03.2009 E enjte 11:00 Lezhë
20.03.2009 E premte 11:00 Durrës
24.03.2009 E martë 11:00 Berat
25.03.2009 E mërkurë 11:00 Tiranë
26.03.2009 E enjte 11:00 Fier
27.03.2009 E premte 11:00 Korçë
30.03.2009 E hënë 11:00 Lushnjë
31.03.2009 E martë 11:00 Pogradec
01.04.2009 E mërkurë 11:00 Kavajë
02.04.2009 E enjte 11:00 Gjirokastër
03.04.2009 E premte 11:00 Kukës
07.04.2009 E martë 11:00 Dibër